VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA e shqetësuar për hendekun e besimit për zgjedhjet në Iran

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 08:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA e shqetësuar për hendekun e besimit për zgjedhjet në Iran
E Martë, 06.30.2009, 12:29pm (GMT+1)

 

 

 

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha dje se një "hendek i thellë besueshmërie" vazhdon të jetë i pranishëm mes iranianëve për zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit në vendin e tyre, pavarësisht nga rinumërimi i pjesshëm i votave, që thuhet se gjithsesi ka lënë në fuqi fitoren e Presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Zonja Klinton dënoi gjithashtu ndalimin e disa anëtarëve iranianë të personelit të Ambasadës britanike në Teheran.

Sekretarja Klinton thotë se mosbesimi i gjerë mes iranianëve për procesin zgjedhor dhe rizgjedhja e Presidentit Ahmadinexhad nuk ka shanse të qetësohet nga deklarata e Këshillit të Lartë të Klerikëve sipas së cilit rinumërimi i pjesshëm mbajti në fuqi rezultatin fillestar.

Këshilli i fuqishëm, që mbikqyr zgjedhjet dhe ka kompetenca të gjera në qeverinë islamike, tha se një numërim të 10 për qind të votave në shkallë kombëtare la në fuqi fitoren e zotit Ahmadinexhad ndaj rivalit të tij reformator Mir Hosein Musavi.

Zonja Klinton tha se nuk donte të spekullonte për të ardhmen politike të Iranit, por shtoi se rinumërimi nuk ka shanse për të fashitur tensionet e lidhura me zgjedhjet. 

"Është e qartë që ka një hendek i thellë besueshmërie me popullin e vet lidhur me procesin zgjedhor. Dhe nuk mendoj se kjo do të ndryshojë me një rishikim të një numri relativisht të vogël të votave. Por sigurisht që këto janë çështje që duhet t'i zgjidhin vetë iranianët. Dhe shpresojmë që t'u jepet mundësia ta bëjnë një gjë të tillë paqësisht dhe duke respektuar të drejtën e shprehjes. Ka qenë qëndrimi im dhe i administratës sonë që të mbështesim vlerat themelore që zërat e popullit të dëgjohen dhe votat e tyre të numërohen. Dhe do të duhet ta shikojmë sesi zhvillohen ngjarjet".

Zonja Klinton nuk pranoi të thoshte nëse administrata e zotit Obama do ta njohë zyrtarisht rizgjedhjen e zotit Ahmadinexhad, duke thënë se zyrtarët amerikanë do t'i vlerësojnë ngjarjet me kujdes.

Ajo po ashtu nuk tha nëse dhuna pas zgjedhjeve u ka dhënë fund shpresave të Shteteve të Bashkuara për ta angazhuar Iranin për programin bërthamor, por shtoi se sigurisht që kjo përbën arsye për përmbajtje në marrëdhënie me Teheranin. 

"Ne do të ndjekim ngjarjet dhe do të veprojmë në përputhje me interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Gjithmonë ne këtë kemi pasur parasysh: vlerat, objektivat dhe interesat e Shteteve të Bashkuara. Dhe ne vazhdojmë të jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka për të parandaluar kthimin e Iranit në një fuqi me armë bërthamore. Pra ne do të ndjekim zhvillimet dhe do të veprojmë si të diktojnë ato".

Zonja Klinton tha se arrestimi i disa anëtarëve iranianë të personelit të Ambasadës britanike në Teheran për lidhje të dyshuara me protestat ishte i dënueshëm dhe se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin Britaninë në përpjekjet për lirimin e tyre. /ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Honduras: Presidenti i përmbysur Zelaya do të kthehet në atdhe (06.30.2009)
Lirohen punonjësit e ndaluar të ambasadës britanike (06.29.2009)
Obama: Në Honduras të respektohen normat demokratike (06.28.2009)
Në Hungari përkujtohet 20 vjetori i rënies së Perdes së Hekurt (06.28.2009)
Presidenti Obama mbi Iranin dhe reformat në SHBA (06.25.2009)
Irani bllokon satelitët amerikano-britanikë (06.24.2009)
Irani nuk i anulon zgjedhjet (06.23.2009)
Washington Post: Obama karshi Iranit (06.22.2009)
24 gazetarë të arrestuar në Iran (06.22.2009)
Obama: Jemi gati për çdo raketë nga Koreja Veriore (06.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]