VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TURÇINOV I BËN THIRRJE RUSISË TË NDALË PROVOKIMET

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 08:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
TURÇINOV I BËN THIRRJE RUSISË TË NDALË PROVOKIMET

E Shtunë, 03.01.2014, 03:30pm (GMT+1)


Presidenti i përkohshëm i Ukrainës Oleksander Turçinov po i bën thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të ndalë ato që i ka cilësuar si akte provokuese në Krime. Zoti Turçinov tha se veprimet ruse ishin një agresion i pamaskuar. Ai i krahasoi këto akte me ngjarjet që çuan në vitin 2008 në ndërhyrjen ruse në Abkazi, një rajon pro-rus në Gjeorgji.
 
Ministri i brendshëm i Ukrainës tha dje se forca ruse kanë marrë nën kontroll dy aeroportet kryesore në rajonin ukrainas të Krimesë. Ai i cilësoi këto veprime si "inkursion ushtarak".

Individë të armatosur dhe me uniforma pa simbole u panë dje të patrullonin në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit të Krimesë, Simferopol. Ka pasur njoftime se trupat ruse kanë rrethuar stacionin shtetëror televiziv në Simferopol.

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësit e BE-së mund të mos marrin pjesë në takimin ekonomik të G-8 në Soçi të Rusisë nëse ushtria ruse ndërhyn në Ukrainë.

Zyrtari tha dje se projekte të tjera tregtare me Rusinë mund të anulohen.

Presidenti Barak Obama thotë se do të ketë  pasoja ndaj çdo ndërhyrjeje ushtarake ruse në Ukrainë.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët dje në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti tha se çdo dhunim i sovranitetit të Ukrainës nga Rusia do të ishte tepër destabilizues.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara janë tepër të shqetësuara nga njoftimet për lëvizje ushtarake ruse në Krime. Zoti Obama tha se do ta bëjë të qartë se populli ukrainas duhet të vendosë vetë të ardhmen e tij. Ai i kujtoi Rusisë se ka shprehur zotimin të mos ndërhyjë në sovranitetin e Ukrainës.

Para fjalës së presidentit, ambasadori i Ukrainës pranë OKB-së, Yuriy Sergeyev, tha në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit se helikopterë sulmues rusë dhe avionë ushtarakë transporti janë futur në Krime.

Ai e përshkroi aeroportin kryesor si të zaptuar nga forcat ruse. Zoti Sergeyev tha se kërkon mbështetje morale dhe politike nga komuniteti global.

Kremili tha dje se Presidenti Vladimir Putin e ka diskutuar gjendjen në Ukrainë me Kryeministrin britanik David Cameron, Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Kreun e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy.

Kremlini tha se në bisedime u diskutua nevoja për të parandaluar shkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe normalizimin e shpejtë të gjendjes në Ukrainë. (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ERDOGAN - INCIZIMET JANË TË FABRIKUARA (02.28.2014)
NËNPRESIDENTI BIDEN - SHBA MBËSHTET QEVERINË E RE UKRAINASE (02.28.2014)
AVIONËT LUFTARAKË RUSË PATRULLOJNË KUFIRIN ME UKRAINËN (02.27.2014)
UKRAINA DHE KËRCËNIMI USHTARAK RUS (02.27.2014)
NASA ZBULON 715 PLANETE TË REJA (02.27.2014)
Interfax - OKUPOHET PARLAMENTI I KRIMEAS (02.27.2014)
KERRY, HAGUE - UKRAINA NUK SIMBOLIZON NJË NDARJE LINDJE-PERËNDIM (02.26.2014)
PUTIN URDHËRON STËRVITJE LUFTARAKE (02.26.2014)
PRESIDENTI OBAMA - TË PËRGATITEN PLANET PËR TËRHEQJE NGA AFGANISTANI (02.25.2014)
GJENDET GAZ NATYROR NË BRIGJET E GAZAS (02.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]