VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RUSIA DHE UKRAINA MË PRANË LUFTËS

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 08:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
RUSIA DHE UKRAINA MË PRANË LUFTËS

E Hënë, 03.03.2014, 07:50am (GMT+1)


Qeveria e përkohëshme e Ukrainës ka dhënë urdhër për mobilizim të plotë ushtarak, në përpjekje për t'u ballafaquar me atë që kryeministri i ri e ka cilësuar si akt lufte nga Rusia. Në një fjalim para parlamentit, Kryeministri Arseni Jatseniuk paralajmëroi se vendi është në buzë të katastrofës. Ai foli për shtimin e pranisë ushtarake ruse në Krime. Autokolonat me trupa ruse u nisën në drejtime të ndryshme dje në Krime.

Ushtarët rusë zunë pozicione strategjike në gadishullin e Krimesë dje. Në përgjigje të dislokimit të tyre, Ukraina dha urdhër që 1 milion rezervistë të paraqiten në detyrë nesër.

Kryeministri i ri i Ukrainës Arseni Jatseniuk foli për shkallëzimin e tensioneve.

"Jemi në buzë të katastrofës. Nuk ka arsye që Federata Ruse të pushtojë Ukrainën".

Në Krime, ushtarët rusë rrethuan aeroportet dhe bazat ushtarake ukrainase dhe hapën llogore për të kontrolluar autostradën e vetme që lidh pjesën tjetër të Ukrainës me Krimenë.

"Ky është faktikisht deklarim lufte ndaj vendit tim. I bëjmë thirrje Presidentit Putin të tërheqë ushtrinë".

Në Krime nuk ka pasur incidente me armë. Por dy baza ushtarake ukrainase janë braktisur dhe admirali më i lartë ukrainas në Krime vendosi një video në YouTube ku betohej për besnikëri ndaj udhëheqësit separatist të këtij rajoni.

Kamandantët ushtarakë ukrainas thanë se Rusia po u ofron pasaporta ruse oficerëve ukrainas në Krime.

Dy deputetë të lartë në parlamentin ukrainas thanë dje se thirrja e forcave rezerviste ukrainase u bë në mënyrë që të negociohej me Rusinë nga një pozitë më e fortë.

Dje, Ministria e Jashtme ruse publikoi një përmbledhje të bisedës telefonike 90 minutëshe mes Presidentit Barak Obama dhe Presidentit Putin.

Gjatë telefonatës, Presidenti Putin tha se "Rusia rezervon të drejtën për të mbrojtur interesat e saj dhe të popullatës rusisht-folëse" në Ukrainë. Telefonata u zhvillua pak pasi parlamenti rus autorizoi Presidentin Putin për të dërguar trupa kudo në Ukrainë.
 
Sekretari i Shtetit John Kerry kritikoi ashpër ndërhyrjen ruse në Krime gjatë intervistave televizive dje. Këto veprime, tha zoti Kerry, do ta izolojnë më tej Rusinë.
 
Në të vetmet hapa konkretë deri tani, Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja dhe Franca thanë se kanë pezulluar përgatitjet për takimin e G8 të planifikuar pë t'u zhvilluar në qershor në Soçi të Rusisë, një qytet në brigjet e Detit të Zi që ndodhet 400 kilometra larg Krimesë.

Në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen dënoi veprimet e Rusisë. Ai foli para Këshillit të Atlantikut Verior, një organizëm që përfaqëson të 28 vendet aleate:

"Ajo që Rusia po bën në Ukrainë shkel parimet e kartës së Kombeve të Bashkuara dhe kërcënon paqen dhe sigurinë në Evropë. Rusia duhet të ndalë veprimet ushtarake dhe kërcënimet për veprime të tilla".

Anketat e opinionit publik në Rusi tregojnë se shumica e rusëve besojnë se gadishulli i Krimesë, ku flitet kryesisht rusisht, duhet t'i përkasë Rusisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi njoftoi se një referendum është planifikuar për 30 mars për t'u dhënë votuesve mundësinë të zgjedhin pavarësinë e Krimesë, vazhdimin e statusit të autonomisë apo aneksimin nga Rusia.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SEKRETARI KERRY - RUSIA DO TË HUMBË (03.02.2014)
REAGIMET E ZYRTARËVE BOTËRORË NDAJ SITUATËS NË KRIMÉ (03.02.2014)
UKRAINA MOBILIZON REZERVISTËT (03.02.2014)
SERGEYEV - KËSHILLI I SIGURIMIT TA NDALË AGRESIONIN E RUSISË (03.02.2014)
SHBA - DËNOHET NDËRHYRJA USHTARAKE E RUSISË NË UKRAINË (03.02.2014)
PUTIN I KËRKON DHOMËS SË LARTË TË PARLAMENTIN TË MIRATOJË DËRGIMIN E USHTRISË RUSE NË UKRAINË (03.01.2014)
TURÇINOV I BËN THIRRJE RUSISË TË NDALË PROVOKIMET (03.01.2014)
ERDOGAN - INCIZIMET JANË TË FABRIKUARA (02.28.2014)
NËNPRESIDENTI BIDEN - SHBA MBËSHTET QEVERINË E RE UKRAINASE (02.28.2014)
AVIONËT LUFTARAKË RUSË PATRULLOJNË KUFIRIN ME UKRAINËN (02.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]