VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POWER - RUSIA DUHET TA QETËSOJË KRIZËN

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 05:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
POWER - RUSIA DUHET TA QETËSOJË KRIZËN

E Enjte, 03.06.2014, 08:07am (GMT+1)


Ambasadorja amerikane në OKB i bëri dje thirrje Rusisë të tërheqë mobilizimin ushtarak në Ukrainë dhe të angazhohet në procesin e ndërmjetësimit për të zgjidhur krizën.

Ambasadorja Samantha Power thotë se Rusia ka bërë një numër pretendimesh për trajtimin jo të mirë të rusëve dhe popullatës rusisht-folëse në Ukrainë. Uashingtoni thotë se këto pretendime janë të pabaza. Zonja Power bëri thirrje për dërgimin e shpejtë të vëzhguesve në Ukrainën lindore dhe Krime për të ndjekur situatën:

"Argumenti ynë ndaj rusëve është se nëse këto pretendime kanë diçka reale, përse të mos lejohen vëzhguesit ndërkombëtarë për t'u ofruar garanci rusëve se do të kenë mbrojtje? Moska na ka kundërshtuar në këtë pikë, por ne vazhdojmë presionin".

Zonja Power tha se nëse Moska nuk zgjedh rrugën e qetësimit të krizës, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të marrin masa për të thelluar izolimin politik dhe ekonomik të Rusisë:

"Përveç anulimit të përgatitjeve për takimin e G8 në Soçi, kemi pezulluar edhe angazhimet ushtarake, si dhe tregtare dhe forma të tjera të bashkëpunimit ekonomik dypalësh si dhe po shqyrtojmë mundësinë e sanksioneve që mund të zbatojmë kundër atyre që i konsiderojmë përgjegjës për këtë akt agresioni".
 
Ambasadorja Power tha se e ardhmja e ukrainasve duhet të vendoset  nga ata vetë dhe të mos diktohet nga forca të jashtme. Ajo dënoi ndalimin dhe dëbimin me forcë të të dërguarit të posaçëm të OKB-së Robert Serry dje nga kryeqyteti i Krimesë.

"Për disa ditë me radhë, ukrainasit në Krime janë bërë objekt frikësimesh dhe kërcënimesh të ngjashme me ato që hasi zoti Serry. Këto kërcënime janë të papranueshme, për këtë arsye komuniteti ndërkombëtar ka shprehur revoltim dhe shqetësim të thellë për zhvillimet në Ukrainë".

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Jan Eliasson ndodhet në Kiev për t'u takuar me palë të ndryshme. Ai tha në një intervistë telefonike se pas kërcënimeve nga një grup i armatosur prej 10-15 vetësh, i dërguari i posaçëm i OKB-së Robert Serry vendosi të kthehet nga Simferopoli në Kiev ku ai do të vazhdojë misionin. Një zyrtar i lartë i OKB-së po niset për në Kiev për të ndjekur situatën e të drejtave të njeriut në terren.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I DËRGUARI I OKB DETYROHET TË LARGOHET NGA KRIMEJA (03.06.2014)
PRESIDENTI BARACK OBAMA I DËRGON KONGRESIT BUXHETIN PËR VITIN 2015Ai po bën thirrje për ulje të reja taksash për të varfërit dhe klasën e mesme amerikane (03.05.2014)
NATO DHE RUSIA TAKOHEN SOT PËR TË DISKUTUAR KRIZËN NË UKRAINËTakimi në Bruksel i pari që nga ndërhyrja e forcave ruse në Krime (03.05.2014)
SHBA - KONGRESI NDIHMË EKONOMIKE PËR UKRAINËN (03.04.2014)
PUTIN - RUSIA KA TË DREJTË TË PËRDORË FORCËN NË UKRAINË (03.04.2014)
MOSKA URDHËRON PËRFUNDIMIN E MANOVRAVE, POR TRUPAT RUSE MBETEN NË KRIME (03.04.2014)
G8 PEZULLON SAMITIN NË RUSI - SHKELËT PARIMET TONA (03.04.2014)
SAMANTHA POWERS - NDËRHYRJA RUSE NË UKRAINË NJË "AKT AGRESIONI" (03.04.2014)
RUSIA DHE UKRAINA MË PRANË LUFTËS (03.03.2014)
SEKRETARI KERRY - RUSIA DO TË HUMBË (03.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]