VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SAMANTHA POWERS - NDËRHYRJA RUSE NË UKRAINË NJË "AKT AGRESIONI"

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 06:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SAMANTHA POWERS - NDËRHYRJA RUSE NË UKRAINË NJË "AKT AGRESIONI"

E Martë, 03.04.2014, 08:45am (GMT+1)


Ambasadorja amerikane në OKB ka dënuar ashpër Rusinë, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim për praninë e saj ushtarake në Ukrainën fqinje.

Në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dje, ambasadorja Samantha Powers e quajti ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë një "akt agresioni" e jo një mision humanitar siç pretendon Moska.

Ambasadori rus Vitali Churkin lexoi një letër të presidentit të rrëzuar pro-rus të Ukrainës Viktor Yanukovych në të cilën ai i kërkonte Moskës të ndërhyjë ushtarakisht. Në letër thuhet se ndërhyrja ushtarake është e nevojshme për rivendosjen e paqes dhe qendrueshmërisë në Ukrainë.

Ambasadori i Rusisë në OKB thotë se presidenti i rrëzuar i Ukrainës, Viktor Yanukovych i kishte kërkuar Moskës të dërgonte trupat e saj për të rivendosur ligjin dhe rendin në vendin e tij.

Ambasadori rus Vitaly Churkin tha dje në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Viktor Yanukovych, të cilin Moska ende e konsideron si president legjitim të Ukrainës, të shtunën i ka shkruar një letër presidentit rus Vladimir Putin në të cilën thuhej se vendi i tij është në "kaos dhe anarki " dhe ndodhet në "prag të luftës civile." Ambasadori Churkin tha se zoti Yanukovych ishte i shqetësuar veçanërisht për rajonin e Krimesë.

Ambasadori rus e ngriti letrën për t'i treguar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, dhe e lexoi atë në rusisht.

"Nën ndikimin e vendeve perëndimore po kryen akte të hapura të terrorit dhe dhunës. Njerëzit janë duke u përndjekur për shkak të gjuhës dhe bindjeve të tyre politike. Për këtë arsye, i bëjë thirrje presidentit të Rusisë Vladimir Putin, që të përdor forcat e armatosura të Federatës Ruse për vendosjen e legjitimitetit, paqes, ligjit, rendit, qendrueshmërisë dhe mbrojtjen e popullit të Ukrainës."

I dërguari rus tha se veprimet e Moskës janë përqëndruar në mbrojtjen e miliona qytetarëve rusë në rajonin autonom të Krimesë në Ukrainë.

Ai vazhdimisht u referohej "ekstremistëve" dhe "radikalëve të armatosur nacionalist", të cilët sipas tij terrorizuan qytetet në Ukrainën Perëndimore, dhe Moska kishte frikë se veprimet e tilla do të përsëriteshin në Krime.

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Yuriy Sergeyev tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia tani ka 16 mijë ushtarë në vendin e tij. Ai tha se ata kanë ardhur nga ajri dhe deti.

Ambasadori Churkin u përgjigj duke thënë se sipas marrëveshjes me Ukrainën mbi funksionin e flotës ruse në Detin e Zi, ata mund të kenë deri në 25 mijë ushtarë në vend. Ai gjithashtu theksoi se edhe pse ligjvënësit rusë kanë autorizuar përdorimin e forcave të armatosura, kjo nuk do të thotë se ato do të përdoren.

Ambasadorja e Shtetet e Bashkuara Samantha Powers përdori fjalë të forta kundër homologut të saj rus, duke thënë me sarkazëm se nëse dikush e dëgjon zotin Churkin mund të mendoj se Moska është bërë "krahu i reagimit të shpejtë " i shefit të OKB-së për të drejtat e njeriut.

"Veprimi ushtarak rus në Ukrainë nuk është një mision i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ky veprim është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe një shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit të pavarur të Ukrainës, dhe një shkelje e detyrimeve të Rusisë ndaj Deklaratës së Helsinkit dhe OKB-së."

Duke hedhur poshtë kërkesën e presidentit të rrëzuar të Ukrainës për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë, ambasadorja Powers tha se sipas kushtetutës së Ukrainës, vetëm parlamenti mund të miratojë praninë e trupave të huaja në vend.

Përfaqësuesi britanik në OKB Mark Lyall Grant tha se nuk ka justifikim për veprimet ushtarake të Rusisë as në bazë të ligjit ndërkombëtar e as në bazë të marrëveshjes së saj me Ukrainën.

"Forcat ruse kanë marrë me forcë kontrollin e aeroporteve ushtarake, civile dhe infrastrukturës. Ata kanë ngritur postblloqe në rrugë. Ata u kanë bërë presion udhëheqësve ushtarakë të Ukrainës të dezertojnë. Ata u kanë dhënë njësive të tjera ukrainase ultimatume për dorëzim. Ata kanë bllokuar portet e Ukrainës dhe kanë shtuar numrin e forcave të tyre ushtarake përgjatë kufirit ruso- ukrainas."

Aleati kryesor i Rusisë në Këshillin e Sigurimit, Kina, nuk e kritikoi Moskën, por ambasadori i Pekinit tha se vendi i tij është për mosndërhyrje në punët e brendshme të shteteve të tjera dhe për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Kombet e Bashkuara kanë dërguar nënsekretarin e saj të përgjithshëm në Kiev për të vlerësuar situatën, ndërkohë që diplomatët vazhdojnë të bëjnë thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve në rajon.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Rusisë që menjëherë të tërheqë forcat e saj të armatosura nga Ukraina ose do të përballet me izolim të mundshëm politik dhe pasoja ekonomike. (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSIA DHE UKRAINA MË PRANË LUFTËS (03.03.2014)
SEKRETARI KERRY - RUSIA DO TË HUMBË (03.02.2014)
REAGIMET E ZYRTARËVE BOTËRORË NDAJ SITUATËS NË KRIMÉ (03.02.2014)
UKRAINA MOBILIZON REZERVISTËT (03.02.2014)
SERGEYEV - KËSHILLI I SIGURIMIT TA NDALË AGRESIONIN E RUSISË (03.02.2014)
SHBA - DËNOHET NDËRHYRJA USHTARAKE E RUSISË NË UKRAINË (03.02.2014)
PUTIN I KËRKON DHOMËS SË LARTË TË PARLAMENTIN TË MIRATOJË DËRGIMIN E USHTRISË RUSE NË UKRAINË (03.01.2014)
TURÇINOV I BËN THIRRJE RUSISË TË NDALË PROVOKIMET (03.01.2014)
ERDOGAN - INCIZIMET JANË TË FABRIKUARA (02.28.2014)
NËNPRESIDENTI BIDEN - SHBA MBËSHTET QEVERINË E RE UKRAINASE (02.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]