PRESIDENTI OBAMA DO TË NDEROJË SOT 24 VETERANË USHTARAKË
E Martë, 03.18.2014, 11:30am (GMT+1)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të nderojë sot 24 veteranë ushtarakë, të cilëve u është mohuar nderimi më i lartë për shkak të paragjykimeve.
Vetëm tre nga 24 veteranët që do të shpërblehen me Medaljen e Nderit, gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë, janë ende gjallë dhe të tre ata veteranë të luftës në Vjetnam.
Në total, tetë prej tyre kanë luftuar në Vjetnam, nëntë në Kore dhe shtatë në Luftën e Dytë Botërore.
Medalja e Nderit njeh aktet personale të guximit.
www.voal-online.ch
|