SPANJË - PARLAMENTI NUK LEJON REFERENDUMIN PËR PAVARËSINË E KATALONJËS
E Mërkurë, 04.09.2014, 10:16am (GMT+1)
Parlamenti i Spanjës mbrëmë vonë e ka hedhur poshtë kërkesën nga rajoni verilindor i Katalonjës për leje për të mbajtur referendum për pavarësi. Pas një debati prej 7 orësh, 299 ligjvënës votuan kundër, 47 ishin për, ndërsa një deputet abstenoi. Qeveria e Spanjës ka thënë se votimi e ka mbështetur qëndrimin se referendumi i Katalonjës për pavarësi do të ishte shkelje e Kushtetutës së këtij vendi. Nacionalistët e Katalonjës thanë se ata do të vazhdojnë në përpjekjet e tyre për mbajtje të referendunit në muajin nëntor. Katalonja e ka gjuhën e vet dhe histori të gjatë të luftës për autonomi më të maadhe nga Spanja. rel
www.voal-online.ch
|