MOGHERINI DHE GEORGIEVA, KANDIDATE PER TA ZËVENDËSUAR ASHTONIN
E Mërkurë, 07.16.2014, 09:38am (GMT+1)
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot e zgjedhin shefen e re të politikës së jashtme, ndërsa kandidate janë ministrja e jashtme e Italisë, Federica Mogherini, dhe komisionarja aktuale bullgare, Kristalina Georgieva.
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka lobuar fuqishëm që këtë post ta ketë Italia, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
Por ka pasur kundërshtime ndaj kandidimit të italianes për këtë post, për shkak se është thënë se ajo në politikën e jashtme është pothuajse fillestare.
www.voal-online.ch
|