AUTORITETET NË FERGUSON PUBLIKOJNË EMRIN E POLICIT QË VRAU ADOLESHENTIN
E Premte, 08.15.2014, 05:43pm (GMT+1)
Policia
e qytetit Ferguson të shtetit Missouri tha sot se Darren Wilson është
polici që goditi për vdekje adoleshentin e paarmatosur
afrikano-amerikan.
Shefi i Policisë së Fergusonit Thomas Jackson e bëri njoftimin sot
pasi kishte refuzuar më parë ta nxirrte emrin e policit nga shqetësimet e
kërcënimeve me vdekje që mund t'i vinin atij.
Departamenti i policisë e ka pezulluar oficerin Wilson pas incidentit
të së shtunës, i cili ka shkaktuar dhunë në qytet dhe protesta nga
mijëra vetë në Shtetet e Bashkuara.
www.voal-online.ch
|