VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HAMASI EKZEKUTON 18 PALESTINEZË TË DYSHUAR SI INFORMATORË

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
HAMASI EKZEKUTON 18 PALESTINEZË TË DYSHUAR SI INFORMATORË

E Shtunë, 08.23.2014, 08:29am (GMT+1)


Militantët e Hamasit në Rripin e Gazës kanë ekzekutuar 18 palestinezë, të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin.

Dëshmitarët thanë se në një incident, militantët rreshtuan shtatë burra jashtë një xhamie në një nga sheshet kryesore të Gazës.

Ata i vranë qëlluan dhe i vranë të dyshuarit, para qindra njerëzve. Kokat e burrave që u ekzekutuan ishin mbuluar me qese.

Në një shënim të vendosur mbi një mur aty pranë thuhej se burrat kishin dhënë informacione lidhur me vendodhjen e tuneleve, luftëtarëve dhe armatimeve, që më pas ishin goditur nga Izraeli.

Ekzekutimet u kryen një ditë, pasi Izraeli vrau tre komandantë të lartë ushtarakë të Hamasit.

Po të premten, Hamasi mori përgjegjësinë për rrëmbimin dhe vrasjen e tre adoleshentëve izarelitë në qershor, incidenti që çoi në luftën e tanishme në Gazë.

Udhëheqësi i Hamasit, Saleh Arouri tha në një konferencë në Turqi se dega ushtarake e Hamasit, Brigadat  Al-Qassam, e kreu operacionin, me synimin për fillimin e një kryengritjeje.

Deri në komentet e Arourit të premten, Hamasi nuk kishte thënë më parë në mënyrë të drejtpërdrejtë se e kishte planifikuar me një qëllim të caktuar rrëmbimin dhe vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë.

Në Izrael, në një reagim, zëdhënësi Mark Regev tha se udhëheqësi i Hamasit tregoi me këtë koment se grupi i tij "nuk ka asnjë lloj shqetësimi" që ve në shënjestër civilë të pafajshëm."

Në luftimet e së premtes, zyrtarët izraelitë thanë se një djalë 4-vjeçar u vra, gjatë sulmeve me mortajë pranë një kopështi fëmijësh një Izraelin jugor.  Ata thanë se ky është fëmija i parë që vritet që nga 8 korriku, kur filloi dhuna. Zyrtarët palestinezë thanë se sulmet ajrore nga Izraeli vranë të premten të paktën 4 palestinezë dhe plagosën të paktën 40 të tjerë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SULM ME BOMBË DHE ARMË NDAJ NJË XHAMIE NË IRAK (08.23.2014)
KONFLIKTI - VRITET NJË FËMIJË IZRAELIT (08.23.2014)
UNICEF - 469 FËMIJË TË VRARË NË GAZA (08.22.2014)
AUTOKOLONA RUSE HYN PA LEJE NË UKRAINË (08.22.2014)
PAPA TELEFONON PRINDËRIT E GAZETARIT TË VRARË (08.22.2014)
IZRAELI KRYEN SULME TË REJA NË GAZA (08.22.2014)
HAGEL - ISIS GRUP BARBAR, I RREZIKSHËM PËR SHBA (08.22.2014)
GlobalPost - PËR FOLEYN ISHIN KËRKUAR 100 MILIONË EURO (08.22.2014)
BANK OF AMERICA - GJOBË REKORD 17 MILIARDË DOLLARË (08.22.2014)
ERDOGAN - DAVUTOGLU, KRYEMINISTRI I RI I TURQISË (08.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]