VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI OBAMA FILLON VIZITËN NË ESTONI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 07:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI OBAMA FILLON VIZITËN NË ESTONI

E Mërkurë, 09.03.2014, 08:57am (GMT+1)

Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet në Estoni në fillim të turneut të tij katër-ditor në Evropë ku do të përpiqet të sigurojë aleatët e NATO-s për mbështetjen aktive të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që tensionet mbi rolin e Rusisë në Ukrainë vazhdojnë të rriten.

Presidenti Obama arriti sot herët në kryeqytetin estonez, Talin, ku do të zhvillojë bisedime me presidentët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Takimet në Talin, 200 kilometra nga kufiri rus, zhvillohen në përgjigje të shqetësimeve në rritje rreth përfshirjes së ushtrisë ruse në konfliktin në Ukrainë dhe kërcënimet e mundshme ruse ndaj shteteve baltike.

Presidenti Obama i ka përshkruar bisedimet me vendet baltike si një mënyrë për t'i treguar tre ish-republikave sovjetike "se ne i mbështesim fjalët me vepra në lidhje me detyrimet tona ndaj traktatit".

Presidenti Obama të enjten i bashkohet udhëheqësve të 27 vendeve të tjera të NATO-s për një takim të rëndësishëm që synon rritjen e mbështetjes së Perëndimit për Ukrainën, ndërkohë që Kievi vazhdon të luftojë kryengritjen disa muajshe të separatistëve pro-rusë afër kufirit rus.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA NIS VIZITËN NË EVROPË (09.02.2014)
NATO KRIJON NJË FORCË TË REAGIMIT TË SHPEJTË NË PËRGJIGJE TË KRIZËSNË UKRAINË (09.02.2014)
PËRLESHJE NË RRAFSHNALTËN E GOLANIT (09.01.2014)
IZRAELI DO TË MARRË 400 HEKTARË TOKË PRANË BETLEHEMIT (09.01.2014)
PUTIN JEP ULTIMATUM - UKRAINA JUGLINDORE SHTET ME OSE PA BISEDIME (08.31.2014)
BE - THIRRJE RUSISË 'T'I THËRRESË ARSYES' PËR UKRAINËN (08.31.2014)
SEKRETARI KERRY - THIRRJE PËR KOALICION GLOBAL KUNDËR SHTETI ISLAMIK (08.30.2014)
UKRAINA KËRKON ANËTARËSIM NË NATO (08.30.2014)
YATSENUK - UKRAINA TË KËRKOJË ANËTARËSIMIN NË NATO (08.29.2014)
OKB - TRE MILIONË NJERËZ JANË DETYRUAR TË LARGOHEN NGA SIRIA6,5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda Sirisë (08.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]