AEROPORTI JFK NIS KONTROLET PËR EBOLA
E Shtunë, 10.11.2014, 09:33am (GMT+1)
Aeroporti John F. Kennedy (JFK) i Nju Jorkut ka nisur të bëjë kontrolle të veçanta, në përpjekje për të frenuar shpërthimin e Ebolës në Shtetet e Bashkuara.
Pasagjerëve nga Liberia, Siera Leone dhe Guinea tre vendet e goditura më së keqi nga sëmundja do t'iu matet temperatura dhe do të përgjigjen në një sërë pyetjesh.
Kontrolle të tilla do të nisin këto ditë edhe në aeroportet e Çikagos, Uashingtonit dhe Atlantas.
Këta hapa vijnë pas vdekjes së personit të parë nga Ebola në SHBA ditën e mërkurë.
Viktima kishte udhëtuar në SHBA nga Liberia.
Sipas shifrave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ebola ka vrarë mbi 4,000 njerëz në Afrikën perëndimore.
www.voal-online.ch
|