VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇEKI, NUMRI I SPIUNËVE RUSË - EKSTREMISHT I LARTË

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 02:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
ÇEKI, NUMRI I SPIUNËVE RUSË - EKSTREMISHT I LARTË

E Hënë, 10.27.2014, 06:25pm (GMT+1)



Rusia ka vendosur një numër "ekstremisht të lartë" të oficerëve të inteligjencës në Ambasadën e Rusisë në Pragë, vitin e kaluar, tha Shërbimi Sekret i Çekisë, në raportin vjetor të publikuar sot.

Rritja e raportuar e spiunëve u bë derisa marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit janë përkeqësuar, ndërsa kulmuan me krizën në Ukrainë, që filloi para një viti, me demonstratat nëpër rrugë kundër presidentit prorus, Viktor Yanukovich, raporton agjencia Reuters nga Praga.

Vëzhguesit e spiunëve në Çeki për një kohë të gjatë kanë tërhequr vërejtjen për aktivitetet e shërbimeve ruse të inteligjencës në Çeki, që është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, e popullarizuar për rusët, të cilët udhëtojnë shpesh dhe blejnë pasuri në këtë vend.

Shërbimi Informativ i Sigurisë (BIS) tha se spiunët rusë dhe kinezë në Republikën Çeke punojnë kryesisht duke i përdorë politikanët ose gazetarët për ta zgjeruar ndikimin e tyre dhe për të siguruar interesa ekonomike të vendit të tyre.

"Ambasadat ruse dhe kineze punësojnë oficerë të inteligjencës, që shërbejnë nën mbulesën diplomatike", thuhet në raportin vjetor të BIS-it, dhe shtohet se "në vitin 2013 numri i oficerëve të tillë në Ambasadën e Rusisë ishte ekstremisht i lartë".  

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
USHTARËT AMERIKANË DHE BRITANIKË E PËRFUNDUAN MISIONIN AFGAN (10.26.2014)
IRAK - FORCAT QEVERITARE I DËBUAN MILITANTËT E IS-it (10.26.2014)
SHTETI DHE MAFIA - DO TË MERRET NË PYETJE PRESIDENTI NAPOLITANO (10.24.2014)
UASHINGTON - NDALOHET PERSONI QË HYRI NË SHTËPINË E BARDHË (10.23.2014)
HARPER - KANADAJA NUK TREMBET NGA TERRORISTËT (10.23.2014)
TRI SULME NË KANADA, PËRFSHIRË PARLAMENTIN - VAZHDON KËRKIMI I TERRORISTËVE (10.22.2014)
KANADA - NJË PERSON QËLLON USHTARIN TEK MEMORIALI I LUFTËS, I ARMATOSUR HYN NË PARLAMENT, LARGOHET KRYEMINISTRI (10.22.2014)
VDES BEN BRADLEE - ISH REDAKTORI I WASHINGTON POST QË PËRMBYSI NIKSONIN (10.22.2014)
PROPOZIMI I PUTINIT PËR NDARJEN E UKRAINËS (10.21.2014)
SHBA FURNIZON NGA AJRI FORCAT KURDE (10.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]