VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BIDEN - NUK KA NEVOJË PËR MË TEPËR SANKSIONE KUNDËR IRANIT

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 01:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
BIDEN - NUK KA NEVOJË PËR MË TEPËR SANKSIONE KUNDËR IRANIT

E Djelë, 12.07.2014, 11:01am (GMT+1)


Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka kundërshtuar thirrjet për më tepër sanksione kundër Iranit, lidhur me programin e tij atomik, duke thënë se "kjo nuk është kohë për të rrezikuar dështim, kur ne ende kemi rast për kthesë".

Mëtutje, gjatë fjalimit të tij më Institutin Brukings në Uashington, mbrëmë vonë, ai theksoi se sanksionet tashmë të imponuara kundër Iranit, janë funksionale duke e ngadalësuar ekonominë iraniane dhe programin bërthamor të këtij vendi.

"Kjo na jep ne nxitje për zgjidhje paqësore", tha Biden.

Irani dhe 6 fuqitë botërore, gjatë bisedimeve muajin e kaluar në Vjenë, dështuan ta zgjidhin mospajtimin 12 vjeçar, lidhjur me ambicjet atomike të Teheranit. Megjithatë, ata i kanë zgjatur negociatat edhe për shtatë muaj të tjerë, për arritjen e kësaj marrëveshjeje, që është vlerësuar se do të ishte historike.

Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, dëshirojnë që Irani ta ndalë programin e tij bërthamor, në mënyrë që të parandalohet prodhimi eventual i bombës atomike.

Irani i ka hedhur poshtë pohimet se synon zhvillimin e kapaciteteve për armatim bërthamor dhe thotë se programi atomik shfrytëzohet për qëllime paqësore.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTETI ISLAMIK SULMON NJË BAZË AJRORE KYÇE NË SIRI (12.07.2014)
PRESIDENTI OBAMA E DËNOI VRASJEN BARBARE TË GAZETARIT AMERIKAN (12.06.2014)
SONDA NEW HORIZONS PËRGATITET PËR TAKIMIN ME PLUTONIN (12.06.2014)
ANIJA ORION KRYEN ME SUKSES FLUTURIMIN (12.05.2014)
KAPSULA ORION FILLON FLUTURIMIN PROVË (12.05.2014)
15 SERBË TË ARRESTUAR PËR MASAKRËN NË BOSNJË (12.05.2014)
KERRY - RUSIA TË NDALË MBËSHTETJEN PËR SEPARATISTËT NË UKRAINË (12.04.2014)
9 TE VRARE NE ÇEÇENI (12.04.2014)
PUTIN - KRIMEJA ESHTE E SHENJTE PER RUSINE (12.04.2014)
OBAMA - RRITJA E PUSHTETIT TE PRESIDENTIT KINEZ - I SHTON SHQETESIMET (12.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]