SHBA - OBAMA E MIRËPRET PËRFUNDIMIN E MISIONIT AFGAN
E Hënë, 12.29.2014, 10:02am (GMT+1)
Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se lufta më e gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, po mbyllet në mënyrë të arsyeshme, pas përfundimit formal të misionit luftarak amerikan në Afganistan.
Në deklaratën e tij, mbrëmë vonë në Uashington, zoti Obama e përshëndeti ceremoninë në Kabul, me të cilën ka përfunduar mandati i dhënë nga Kombet e Bashkuara për Forcën Ndërkombëtare Ndihmëse në Afganistan, që udhëhiqej nga NATO-ja.
Në këtë ceremoni në Kabul, gjenerali amerikan, John Campbell, e ka shpalosur flamurin e ri që përfaqëson misionin e ardhshëm për mbështetje të forcave afgane, që e kanë marrë përgjegjësinë e plotë për sigurinë e vendit të vet.
Misioni i ri do të përbëhet nga 13,500 ushtarë, shumica prej tyre amerikanë.
www.voal-online.ch
|