SOT MBLIDHET KONGRESI I RI AMERIKAN
E Martë, 01.06.2015, 09:48pm (GMT+1)
Sot mblidhet Kongresi i ri amerikan, ku republikanët kanë shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat.
Partia republikane po e fillon sesionin e ri legjislativ dyvjeçar me një shumicë të fuqishme, më të madhen në disa vjet, pasi ka shënuar fitore dërrmuese në zgjedhjet e mesit të mandatit në muajin nëntor, raporton VOA.
Republikanët tani kanë 246 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 anëtarësh.
Kjo është shumica më dërrmuese në 70 vjetët e fundit.
Republikanët po ashtu kanë 55 vende në Senatin prej 100 anëtarësh.
www.voal-online.ch
|