TURQIA ARRESTON NJË TË DYSHUAR PËR SULMIN NDAJ ERDOGANIT
E Premte, 01.02.2015, 11:12am (GMT+1)
Policia turke thotë se pas sulmit të dështuar në afërsi të zyrës së presidentit Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, e ka arrestuar një terrorist të dyshuar i cili ishte i armatosur me granata dhe armë.
I arrestuari, sipas shefit të policisë, Selami Altinok, dyshohet se është pjesëtar i një organizate terroriste e cila e kishte cak të sulmit zyrën presidenciale.
Ai ka njoftuar se askush nuk është lënduar gjatë sulmit që e kishte në cak Erdoganin.
Sipas mediave lokale turke, presidenti nuk kishte qenë në zyren e tij në momentin e sulmit.
Policia nuk e ka publikuar identitetin e sulmuesit të dyshuar, e as qëllimin e sulmit mbi zyrën presidenciale.
www.voal-online.ch
|