VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAPA FRANÇESKU DËNON MASAKRËN E PARISIT - ATENTATI NË PARIS NA BËN TË MENDOJMË PËR KËTË MIZORI NJERËZORE - PËRTERRORIZMIN E IZOLUAR DHE TERRORIZMIN SHTETËROR -

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 08:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PAPA FRANÇESKU DËNON MASAKRËN E PARISIT - ATENTATI NË PARIS NA BËN TË MENDOJMË PËR KËTË MIZORI NJERËZORE - PËRTERRORIZMIN E IZOLUAR DHE TERRORIZMIN SHTETËROR -

E Premte, 01.09.2015, 08:37am (GMT+1)




Papa Françesku kremtoi në Shtëpinë e Shën Martës ne Vatikan, Meshën e tij të parë të këtij viti, të cilën ia kushtoi viktimave të sulmit terrorist në selinë e gazetës "Charlie Hebdo" në Paris. Ai dënoi ashpër "atentatin e neveritshëm", siç e quajti, dhe bëri thirrje të ndalet përhapja e urrejtjes. Në faqen e tij në Twitter, u kërkon të gjithë besimtarëve lutje në hashtagun "#PrayersForParis".

Kaq shumë mizori
Fjalët e para të Papës, në homelinë e meshës, qenë:
"Atentati në Paris na bën të mendojmë për këtë mizori, për kaq shumë mizori njerëzore; për terrorizmin, si terrorizmin e izoluar, ashtu edhe terrorizmin e shtetit. Për sa mizori është i aftë njeriu! Të lutemi, në këtë meshë, për viktimat e kësaj mizorie. Të shumta! E t'i kërkojmë Zotit t'ua ndryshojë zemrat mizorëve".

Atentat i tmerrshëm

Që dje, Ati i Shenjtë e pati dënuar me vendosmëri atentatin e tmerrshëm, që mbolli "vdekje, duke lebetitur krejt shoqërinë franceze, duke trazuar thellësisht të gjithë njerëzit që e duan paqen, edhe përtej kufijve të Francës".

Ta ndalim përhapjen e dhunës
Papa Françesku, tha dje drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, "merr pjesë në lutjen e në vuajtjen e të plagosurve dhe të familjeve të të vrarëve, si edhe u bën thirrje të gjithëve ta kundërshtojnë me çdo mjet përhapjen e urrjetjes e të çdo forme të dhunës, fizike e morale, që e shkatërron jetën njerëzore, e dhunon dinjitetin e njerëzve, e minon thellësisht bashkëjetesën paqësore ndërmjet njerëzve dhe popujve, që është e mirë themelore, pavarësisht nga ndryshimet mes kombësive, feve e kulturave. Cilido qoftë motivacioni, dhuna vrasëse është e neveritshme, nuk mund të justifikohet kurrë. Jeta dhe dinjiteti i të gjithëve duhen garantuar e mbrojtur me vendosmëri, çdo nxitje për urrejtje duhet refuzuar e duhet kultivuar respekti për tjetrin".

Të zhduken shkaqet e urrejtjes

"Papa theksoi atë Lombardi shpreh afërsinë e tij, solidaritetin e tij shpirtëror e përkrahjen e tij për të gjithë ata, që, sipas përgjegjësive të tyre të ndryshme, vazhdojnë të angazhohen vazhdimisht për paqen, drejtësinë dhe të drejtën, për të shëruar në thellësi [plagët], që janë burim e shkak i urrejtjes, në këtë çast të dhimbshëm e dramatik, në Francë e në çdo anë të botës, ku ka tension e dhunë".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UDHËHEQËS BOTËRORË DHE MBËSHTETËS TË FJALËS SË LIRË NË MBARË GLOBIN DËNOJNË SULMIN NDAJ 'CHARLES HEBDO' (01.08.2015)
OKB - 'SHTETI I PALESTINËS' ANËTAR I ICC PREJ PRILLIT (01.07.2015)
OBAMA - DËNIM I FUQISHËM NDAJ SULMIT TERRORIST NË PARIS (01.07.2015)
PARIS - SULM REVISTËS SATIRIKE, TË PAKTËN 12 TË VRARË (01.07.2015)
ERDOGAN - ËSHTË KOHA QË EVROPA TA LUFTOJË ISLAMOFOBINË (01.07.2015)
SOT MBLIDHET KONGRESI I RI AMERIKAN (01.06.2015)
NË GJERMANI PROTESTA ANTI-ISLAMISTE DHE ANTI-PEGIDA (01.05.2015)
EGJIPT - ZBULOHET VARRI I MBRETËRESHËS SË PANJOHUR (01.05.2015)
IZRAELI NDËRMERR MASA NDËSHKUESE NDAJ PALESTINEZËVE (01.04.2015)
DER SPIEGEL - MERKEL E GATSHME TË LEJOJË GREQINË TË DALË NGA ZONA EURO (01.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]