VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PARIS - SULM REVISTËS SATIRIKE, TË PAKTËN 12 TË VRARË

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 03:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PARIS - SULM REVISTËS SATIRIKE, TË PAKTËN 12 TË VRARË

E Mërkurë, 01.07.2015, 04:01pm (GMT+1)


Policia franceze njofton se të paktën 12 persona u vranë gjatë të shtënave në zyrat e gazetës së përjavshme satirike Charlie Hebdo në Paris.

Sipas njoftimeve të shtypit të paktën dy persona të armatosur hapën zjarr me automatikë dhe një raketalëshues brenda ndërtesës, ku gjenden zyrat e gazetës. Besohet se autorët e sulmit u larguan me dy makina.

Sipas njoftimeve, redaksia ishte në mbledhje kur ndodhi incidenti.

Drejtori i gazetës Stéphane Charbonnier dhe të paktën 3 karikaturistë u vranë. Sipas njoftimeve, mes të vrarëve ishin edhe dy policë.

Presidenti francez Francois Hollande e quajti sulmin një akt terrorist. Ai tha se asnjë sulm terrorist nuk do ta shuajë lirinë e shtypit.

Franca ka rritur gatishmërinë kundër terrorizmit në shkallën më të lartë.

E njohur për stilin e saj mjaft të hapur, kjo gazetë e majtë komenton shpesh për fenë dhe kulturën. Ajo kishte botuar sot në mediat sociale një karikaturë satirike të udhëheqësit të grupit Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ku ai paraqitet si njeriu që uron mirëqenie për vitin e ri.

Në vitin 2011 zyrat e gazetës u sulmuan me bombë me benzinë pas botimit prej saj të një karikature të profetit Muhamed.

Shtëpia e Bardhë e dënoi sulmin e sotëm. Në një deklaratë me shkrim, presidenti Barack Obama shprehu ngushëllime për viktimat. Ai tha se Franca është aleati më i vjetër i Amerikës, dhe ka qendruar krah për krah me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terroristëve të cilët kërcënojnë sigurinë tonë të përbashkët dhe botën.

Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara do të japin çdo ndihmë të nevojshme për t'i sjellë terroristët para drejtësisë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ERDOGAN - ËSHTË KOHA QË EVROPA TA LUFTOJË ISLAMOFOBINË (01.07.2015)
SOT MBLIDHET KONGRESI I RI AMERIKAN (01.06.2015)
NË GJERMANI PROTESTA ANTI-ISLAMISTE DHE ANTI-PEGIDA (01.05.2015)
EGJIPT - ZBULOHET VARRI I MBRETËRESHËS SË PANJOHUR (01.05.2015)
IZRAELI NDËRMERR MASA NDËSHKUESE NDAJ PALESTINEZËVE (01.04.2015)
DER SPIEGEL - MERKEL E GATSHME TË LEJOJË GREQINË TË DALË NGA ZONA EURO (01.04.2015)
PRESIDENTI OBAMA KTHEHET NGA PUSHIMET (01.04.2015)
MESAZHI I PAPËS FRANÇESKU PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES - 'KURRË MË SKLLEVËR, POR VËLLEZËR' (01.03.2015)
TURQIA ARRESTON NJË TË DYSHUAR PËR SULMIN NDAJ ERDOGANIT (01.02.2015)
SHANGAI - 35 TË VRARË NGA RRËMUJA E FESTIMIT TË VITIT TË RI (01.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]