VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SEPARATISTËT RUSË - JO BISEDIMEVE ME KIEVIN

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 04:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SEPARATISTËT RUSË - JO BISEDIMEVE ME KIEVIN

E Shtunë, 01.24.2015, 04:41pm (GMT+1)


Udhëheqësi i separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donetsk, në lindje të Ukrainës, tha sot se nuk do të zhvillojë më bisedime paqeje me Kievin, duke shtuar se forcat e tij kanë filluar një ofensivë të re ndaj trupave qeveritare ukrainase në ato rajone që nuk janë ende nën kontrollin e separatistëve.

Alexander Zakharchenko, kryetari i Republikës së vetë-shpallur të Popullit të Donetskut, tha se forcat e tij do të godasin trupat qeveritare në gjithë territorin e rajonit të Donetskut.  

Forcat separatise të mbështetura nga Rusia aktualisht kontrollojnë pjesë të rajonit të Donetskut si dhe pjesë të rajonit fqinj të Luhanskut. Gjatë ditëve të fundit, luftimet janë ashpërsuar ndjeshëm, veçanërisht në aeroportin e Donetskut.

Komandanti i forcave rebele tha se trupat e tij po lëvizin tani drejt disa qyteteve.  

Gjatë një takimi me ndihmës të tij të lartë në Moskë, presidenti Putin, fajësoi sot qeverinë e Ukrianës për shkallëzimin e fundit të dhunës në rajonet lindore, duke e akuzuar atë për fillimin e një ofensive me artileri dhe avionë, që siç u shpreh ai, ka shkaktuar vrasjen e dhjetra njerëzve, përfshi gra, fëmijë e të moshuar.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut thotë se numri i të vrarëve nga konflikti në Ukrainën Lindore e ka kaluar shifrën e 5 mijë vetëve.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBRETI I RI SAUDIT, SALMAN, ZOTOHET TË VAZHDOJË POLITIKAT E PARAARDHËSIT Mbreti Abdullah, i cili vdiq sot herët në mëngjes, u vu të prehej në një varr pa shenjë, pas një ceremonie ku morën pjesë krerët më të lartë të botës arab (01.23.2015)
VDEKJA E MBRETIT SAUDIT RRIT ÇMIMIN E NAFTËS (01.23.2015)
SHËNOHET RËNIE E RE E MONEDHËS EURO (01.23.2015)
BQE DO TË HEDHË 60 MILIARDË EURO NË TREG (01.22.2015)
USHTRIA UKRAINASE TËRHIQET NGA TERMINALI I AEROPORTIT TË DONJECKUT (01.22.2015)
VARROSET FOSHNJA 6 MUAJSHE NË ARMENI - AUTOR I MASAKRËS NDAJ FAMILJES 6 ANËTARËSHE DYSHOHET SE ËSHTË NJË USHTAR RUS (01.21.2015)
KRYEMINISTRI FRANCEZ MANUEL VALLS - NË FRANCË EKZISTON NJË APARTEID TERRITORIAL, SOCIAL DHE ETNIK (01.20.2015)
JAPONI - NGRITJE REKORDE E AEROPLANËVE LUFTARAKË KUNDËR ATYRE RUSË DHE KINEZË (01.20.2015)
BASHKIMI EVROPIAN KUNDËR TERRORIT - KRIJON PROJEKTE TË PËRBASHKËTA ME VENDET ISLAME (01.20.2015)
OXFAM - 1% I MË TË PASURVE ZOTËRON GJYSMËN E PASURISË GLOBALE (01.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]