I EMËRUARI PËR SHEF TË PENTAGONIT NË SEANCË TË KONFIRMIMIT
E Mërkurë, 02.04.2015, 11:30am (GMT+1)
Ashton Carter
I emëruari i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për shef të Pentagonit del sot para Senatit amerikan, në seancën e konfirmimit.
Ashton Carter do të përballet me pyetje nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Senatit për militantët e Shtetit Islamik, situatën në Afganistan, ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë dhe programin bërthamor të Iranit.
Carter ka shërbyer si zëvendës i sekretarit të Mbrojtjes nga viti 2011 deri më 2013.
Nëse konfirmohet, ai do të zëvendësojë Chuck Hagelin si shef i Pentagonit.rel
www.voal-online.ch
|