VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GREQIA NDËRPRET BASHKËPUNIMIN ME TROJKËN

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 05:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
GREQIA NDËRPRET BASHKËPUNIMIN ME TROJKËN

E Shtunë, 01.31.2015, 09:22am (GMT+1)


Jeroen Dijsselbloem dhe Gianis Varoufakis

Takimi i ministrit grek të Financave Varoufakis me shefin e Eurogrupit Dijsselbloem përfundoi me mosmarrëveshje. Greqia refuzon vazhdimin e programit të kursimit dhe bashkëpunimin me Trojkën.


Zgjedhësve u është premtuar se do t'i jepet fund bashkëpunimit me Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane (OBQ) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), sepse programi i kursimit refuzohet, deklaroi ministri i ri grek i Financave, Gianis Varoufakis, pas takimit me shefin e Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, në Athinë.

Masat e imponuara të kursimit nuk janë të zbatueshme në praktikë. Populli grek i ka hedhur ato poshtë në zgjedhjet e së dielës që shkoi. "Veprimi ynë i parë si qeveri nuk mund të jetë, që ne të heqim dorë përsëri nga ky pozicion e të kërkojmë një zgjatje të programit."

Athinë: Deflacioni i papranueshëm


Megjithatë Varoufakis garantoi se Athina do që t'i zbatojë reformat për ta bërë ekonominë greke më konkurruese dhe do të luftojë për një buxhet të balancuar. Vetëm se nuk do të pranojë deflacion dhe borxhe të papërballueshme. Se çfarë do të thotë kjo në detaje, ai e la të hapur.

Dijsselbloem la të kuptohet, se e ka paralajmëruar qeverinë e re greke që të mos bëjë veprime unilaterale dhe se i ka kërkuar asaj t'i përmbahet marrëveshjeve ekzistuese.



Nuk ka konferencë për ristrukturimin e borxhit


Përparimet e arritura deri tani në Greqi nuk duhet të vihen përsëri në diskutim. Ndihma e mëtejshme evropiane varet nga përmbushja prej Greqisë të detyrimeve të saj. Dijsselbloem nuk pranoi idenë për një konferencë ndërkombëtare për ristrukturimin e borxheve, siç kërkon qeveria e re. "Një konferencë e tillë ekziston tashmë dhe ajo quhet Eurogrupi", tha Dijsselbloem. Kontrolli i reformave nga Troika kundërshtohet nga grekët dhe shihet si paternalizëm.

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble shprehu gatishmërinë për të folur me qeverinë greke, por në të njëjtën kohë paralajmëroi kryeministrin Alexis Tsipras që të mos tërhiqet nga zotimet për reforma. Partnerët evropianë të Greqisë dhe FMN kanë arritur në limitin e së mundshmes me ndihmat e tyre prej gjithsej 240 milionë eurosh. Gjermania është e gatshme për solidaritet dhe ndihma të tjera, por vetëm në bazë të marrëveshjeve të bëra. "Dhe për më tepër është vështirë të na bëhet shantazh", tha Schäuble.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSIA CAKTON 3 MILIARDË DOLLARË PËR NDËRTIMIN E URËS NË KRIMÉ (01.30.2015)
SENATORËT AMERIKANË TËRHIQEN NGA SANKSIONET E REJA PËR IRANIN (01.29.2015)
AMERIKA NË NDIHMË TË UKRAINËS (01.28.2015)
KOALICIONI KRYEN SULME TË REJA NDAJ IS-it (01.28.2015)
STUHIA JUNO GODET SHBA-në (01.27.2015)
KURDËT MARRIN NËN KONTROLL TË PLOTË KOBANIN (01.26.2015)
OBAMA E KËRKON NDËRPRERJEN E OPERACIONEVE USHTARAKE RUSE NË UKRAINË (01.26.2015)
PARTIA SYRIZA FITON ZGJEDHJET NË GREQI (01.26.2015)
SEPARATISTËT RUSË - JO BISEDIMEVE ME KIEVIN (01.24.2015)
MBRETI I RI SAUDIT, SALMAN, ZOTOHET TË VAZHDOJË POLITIKAT E PARAARDHËSIT Mbreti Abdullah, i cili vdiq sot herët në mëngjes, u vu të prehej në një varr pa shenjë, pas një ceremonie ku morën pjesë krerët më të lartë të botës arab (01.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]