VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MINSK - ARRIHET MARRËVESHJE PËR ARMËPUSHIM NË UKRAINË

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 03:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
MINSK - ARRIHET MARRËVESHJE PËR ARMËPUSHIM NË UKRAINË

E Enjte, 02.12.2015, 05:21pm (GMT+1)



Udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës u dhanë fund sot bisedimeve maratonë në Minsk të Bjellorusisë me një marrëveshje armëpushimi që synon dhënien fund luftimeve disa mujore që kanë lanë mijëra të vrarë në Ukrainën lindore.

Bisedimet për armëpushimin zgjatën 16 orë dhe palët ranë dakort që ai të hyjë në fuqi të djelën më 15 shkurt. Pas takimit, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se  armëpushimi ofron një shpresë të zbehtë për t'i dhënë fund  gjakderdhjes.

"Gjatë 16 orë negociatash na u desh të punonim shumë. Presidenti i Ukrainës ka bërë gjithçka të mundshme për t'i dhënë fund gjakderdhjes në vendin e tij por edhe për popullsinë civile dhe ushtarët në zona si Donetsk dhe Luhansk që po kalojnë vuajtje të renda. Tani kemi një dritëz shprese.  Ramë dakord në zbatimin gjithpërfshirës të marrëveshjes së Minskut por patjetër që duhet ndërmarrë hapa konkretë  ndërsa kemi pengesa të mëdha përpara nesh."    

Presidenti rus Vladimir Putin tha se pjesmarrësit në takim arritën të bien dakord për çështjet kryesore, përfshi tërheqjen e armëve të rënda nga zona e konfliktit.   

"Nuk ishte nata ime më e mirë por është një mëngjes i mirë sepse arritëm një marrëveshje të rëndësishme. Arsyeja që u desh kaq kohë të arrihej marrëveshja është se fatkeqësisht autoritetet e Kievit refuzojnë të zhvillojnë kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e republikave të Donetskit dhe Luhanskit."   

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se marrëveshja e arritur në Minsk ishte e vështirë dhe se ai u kishte rezistuar presionit dhe kushteve që ai i cilësoi të papranueshme që i ishin vënë gjatë bisedimeve.

"Na u vunë kushte të ndryshme të papranueshme, kushte për tërheqje apo dorëzim. Nuk u dorëzuam ndaj asnjë ultimatumi dhe mbrojtëm qartë pozitën tonë për njoftimin e armëpushimit pa kushte paraprake."   

Të gjitha palët në bisedime po ashtu njoftuan në konferenca të veçanta shtypi se ka mospajtime. Ne nuk kemi iluzione, tha kancelarja gjermane Angela Merkel, duke shtuar se ka shumë punë për t'u bërë. Nga ana tjetër, ka njoftime se edhe rebelët pro-rusë e kanë pranuar marrëveshjen për armëpushimin. Por edhe ndërsa marrëveshja po nënshkruhej në Minsk, zyrtarë ushtarakë ukrianas thanë se tanke dhe armë të tjera të rënda ruse hynë në territorin e Ukrianës nga Rusia gjatë natës.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGRIHEN AKUZAT KUNDËR VRASËSIT TË TRE MYSLIMANËVE (02.12.2015)
VRITEN TRE AMERIKANË MYSLIMANË NË KAROLINËN E VERIUT (02.12.2015)
PRESIDENTI OBAMA - KËRKESË KONGRESIT PËR AUTORIZIM PËR FORCË (02.12.2015)
OBAMA BISEDOI ME PRESIDENTIN KINEZ - XI PËR HERË TË PARË DO TË VIZITOJË UASHINGTONIN NË SHTATOR (02.11.2015)
PAK DETAJE NGA TAKIMI I GRUPIT TË KONTAKTIT (02.11.2015)
MINISTRI I JASHTËM GREK SOT VIZITON MOSKËN (02.11.2015)
KOMITETI I THOTË PO EMËRIMIT TË CARTER PËR SHEF TË PENTAGONIT (02.10.2015)
KINA SHTON KONTROLLIN MBI INTERNETIN (02.10.2015)
OBAMA, MERKEL - AGRESIONI RUS NË UKRAINË VETËM KA FORCUAR UNITETIN SHBA-EVROPË (02.09.2015)
MERKEL E OBAMA SOT DO TË BISEDOJNË PËR UKRAINËN (02.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]