VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË I VRARË DHE DISA TË PLAGOSUR NGA NJË SULM NË KOPENHAGË

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 04:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
NJË I VRARË DHE DISA TË PLAGOSUR NGA NJË SULM NË KOPENHAGË

E Shtunë, 02.14.2015, 11:00pm (GMT+1)



Kryeministrja daneze, Helle Thorning-Schmidt e quajti sulmin vdekjeprurës të së shtunës në një aktivitet për lirinë e fjalës në Kopenhagë, një sulm terrorist.

Kryeministrja lëshoi një deklaratë pak pasi një person humbi jetën, nga një breshëri plumbash në një lokal ku pritej të fliste karikaturisti suedez Lars Viks.

Zonja Thorning-Schmidt shtoi se e gjithë Danimarka është në gatishmëri të lartë dhe policia është dilokuar në gjithë vendin.

Viks njihet për karikatura provokuese, përfshirë një karikaturë në vitin 2007 që e portretizon Profetin Muhamed me trupin e një qeni. Që në atë kohë ai ka jetuar nën mbrojtjen e masave të rrepta të sigurisë.

Vilks nuk pësoi dëmtime nga sulmi, ashtu si edhe Ambasadori i Francës në Danimarkë, Francois Zimeray, por një zëdhënës i shoqatës që kishte organizuar aktivitetin, e quajti aktin, një atentat ndaj jetës së Vilksit.

Dëshmitarët thanë se persona të armatosur hapën zjarr dhe pastaj u larguan me një makinë me ngjyrë të errët. Vendndodhja e tyre është ende e panjohur.

Ambasadori Zimeray ishte parashikuar të fliste për sulmet e muajit të fundit në Paris ndaj revistës Charlie Hebdo dhe një dyqani hebraik. Sulmet e kryera nga ekstremistë myslimanë shkaktuan vdekjen e 20 personave, përfshirë autorët.

Presidenti francez, Francois Hollandë tha se do të dërgojë në Danimarkë Ministrin e Brendshëm Bernard Cazeneuve.

Kryebashkiaku i Kopenhagës Frank Jensen tha se është "thellësisht i indinjuar" nga sulmi. Ai tha se është herët që të dihet motivi por shtoi se "duket për fat të keq të jetë një sulm i dhunshëm ndaj lirisë së shprehjes". za 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IS MERR KONTROLLIN MBI QYTETIN NË AFËRSI TË BAZËS AMERIKANE (02.14.2015)
KANADAJA PARANDALON 'VRASJET' PËR SHËN VALENTIN (02.14.2015)
VRASJET NË UNIVERSITETIN E KAROLINËS SË VERIUT (02.13.2015)
UZBEKISTANI NDALON FESTIMIN E SHËN VALENTINIT (02.13.2015)
MIJËRA PJESËMARRËS NË VARRIMIN E TRE STUDENTËVE MYSLIMANË (02.13.2015)
NË NDERIM TË STUDENTËVE TË VRARË (02.12.2015)
MINSK - ARRIHET MARRËVESHJE PËR ARMËPUSHIM NË UKRAINË (02.12.2015)
NGRIHEN AKUZAT KUNDËR VRASËSIT TË TRE MYSLIMANËVE (02.12.2015)
VRITEN TRE AMERIKANË MYSLIMANË NË KAROLINËN E VERIUT (02.12.2015)
PRESIDENTI OBAMA - KËRKESË KONGRESIT PËR AUTORIZIM PËR FORCË (02.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]