POLICIA DANEZE VRET NJË NJERI NË KOPENHAGË AFËR VENDIT KU NDODHËN DJE SULMET
E Djelë, 02.15.2015, 08:40am (GMT+1)
Policia daneze ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë një person në Kopenhagë të dielën në mëngjes afër vendeve ku më herët pati të shtëna me armë zjarri me ç'rast një person mbet i vrarë dhe pesë policë të plagosur.
"Atë njeri e paralajmëruam. Ai shtiu në drejtim të policisë ndërsa më pas u qëllua për vdekje. Ai ka vdekur tashmë. Asnjë polic nuk u qëllua", ka thënë policia daneze përmes një komunikate për media në lidhje me incidentin në zonën Norrebro të Kopenhagës.
Më herët, dy persona vdiqën dhe pesë policë u plagosën gjatë sulmeve në një kafene, ku i pranishëm ishte edhe artisti kontrovers suedez që edhe më parë është kërcënuar me vdekje si pasojë e karikaturave të tija të Profetit Muhamed, si dhe në sulmin tjetër në një sinagogë.
www.voal-online.ch
|