PARTNERITETI I RI SHBA-TURQI
E Premte, 02.20.2015, 04:09pm (GMT+1)
Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë duke krijuar një partneritet për stërvitjen dhe armatosjen e rebelëve të moderuar sirianë për të luftuar grupin terrorist "Shteti Islamik".
Ambasadori amerikan në Turqi dhe Nënsekretari në Ministrinë e Jashtme turke e nënshkruan marrëveshjen në Ankara.
Edhe pse Turqia do të përfshijë mes objektivave edhe forcat e qeverisë së Presidentit sirian Bashar al Assad, Shtetet e Bashkuara thonë se synimi është lufta kundër ISIS-it.
Turqia thotë se stërvitja e rebelëve sirianë mund të fillojë që muajin e ardhshëm.za
www.voal-online.ch
|