VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KIEVI TËRHIQET, MOSKA PËRPARON

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 02:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
KIEVI TËRHIQET, MOSKA PËRPARON

E Mërkurë, 02.18.2015, 03:20pm (GMT+1)


Qyteti strategjik,Debaltseve, që është i rrethuar nga kryengritësit pro rus, ishte epiqendër e luftimeve gjatë javëve të fundit dhe luftimet kanë vazhduar me gjithë armëpushimin.

Presidenti i Ukrainës, tha se forcat qeveritare po tërhiqen nga Debaltsve, qytet lindor i Ukrainës nën rrethimin e kryengritësve pro rus dhe ku luftimet kanë vazhduar me gjithë armëpushimin.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, presidenti Petro Poroshenko, tha se "forcat e armatosura të Ukrainës bashkë me Gardën Kombëtare kanë përmbyllur operacionin e tërheqjes së planifikuar dhe të organizuar nga Debaltseve".

Poroshenko tha se 80 për qind njësive ukrainase janë larguar nga qyteti, duke shtuar se edhe dy kolona pritet të largohen së shpejti.

Zëvendësshefi i policisë rajonale në qytetin e rrethuar, u tha gazetarëve më herët të mërkurën se "luftimet në rrugë" kanë vazhduar me gjithë largimin e trupave ukrainase.

Qyteti strategjik, që është i rrethuar nga kryengritësit pro rus, ishte epiqendër e luftimeve gjatë javëve të fundit. Dhuna vazhdoi me gjithë armëpushimin e arritur me ndërmjetësim ndërkombëtar që hyri në fuqi të shtunën.

Separatistët ngulin këmbë se qyteti ishte rrethuar para armëpushimit, duke e shndërruar atë në pjesë të rajonit të kontrolluar nga kryengritësit dhe jo pjesë të frontit të luftës, ku ndërmjetësit janë pajtuar për ndërprerjen e luftimeve.

Shtetet e Bashkuara, të cilat thanë se ende po shqyrtojnë mundësinë e furnizimit me armë të Kievit, fajësuan kryengritësit për  shkelje të kushteve të armëpushimit.

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, fajësoi "forcat separatiste që veprojnë së bashku me forcat ruse", për dhunën, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, në të cilën thuhet gjithashtu se zoti Biden dhe presidenti ukrainas, Poroshenko, diskutuan për këtë çështje në një bisedë telefonike.

"Nëse Rusia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Minskut, marrëveshje e nënshkruar më 12 shkurt, çmimi që do të paguaj Rusia do të rritet", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas marrëveshjes, të dyja palët do të duhej të fillonin nga e marta tërheqjen e armatimeve të rënda nga zonat e luftës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, u bëri thirrje të martën kryengritësve pro rus që të lejojnë largimin e sigurt të trupave ukrainase nga qyteti i rrethuar i Debaltseve. Duke folur në kryeqytetin e Hungarisë, Putin, i bëri thirrje edhe Kievit të lejojë trupat e tij që të dorëzohen.

Në një konferencë për gazetarë të transmetuar në televizionin e Moskës, Putin tha se trupat ukrainase ishin rrethuar në Debaltseve "më shumë se një javë" para se të arrihej marrëveshja e 12 shkurtit. Ai tha se kishte parashikuar javën e kaluar se rrethimi i Debaltseve nënkupton "në një mënyrë apo në një tjetër, vazhdim të përleshjeve për një kohë".

Kombet e Bashkuara miratuan njëzëri të martën një rezolutë të hartuar nga Rusia me të cilën mbështetet marrëveshja e Minskut për armëpushim, ndërsa u bënë thirrje kryengritësve që të respektojnë tërësinë tokësore të Ukrainës. Votimet në New York ndodhën në një periudhë që dëshmitarët e cilësojnë si javën e luftimeve më të ashpra në Debaltseve.

Ukraina dhe një numër qeverish perëndimore, akuzojnë Rusinë për furnizimin kryengritësve në rajonin rusisht folës të Ukrainës lindore me armë dhe luftëtarë, ndërsa Kremlini mohon mbështetjen e drejtpërdrejtë.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUTINI ARRIN NË BUDAPEST (02.17.2015)
DANEZËT TË TRONDITUR NGA SULMET (02.17.2015)
BORA E MBULON ZONËN E UASHINGTONIT (02.17.2015)
UKRAINË - VAZHDON LUFTA NË QYTETIN STRATEGJIK (02.17.2015)
GREQIA SHQETËSON EVROPËN ME DEKLARATAT PËR RUSINË (02.16.2015)
NETANYAHU DO QË HEBRENJTË EVROPIANË TË SHKOJNË NË IZRAEL (02.16.2015)
DY SENATORE AMERIKANE VIZITOJNË KUBËN (02.15.2015)
POLICIA DANEZE VRET NJË NJERI NË KOPENHAGË AFËR VENDIT KU NDODHËN DJE SULMET (02.15.2015)
Wall Street Journal - OBAMA SHKËMBEN LETRA ME KHAMENEIN (02.14.2015)
NJË I VRARË DHE DISA TË PLAGOSUR NGA NJË SULM NË KOPENHAGË (02.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]