NETANYAHU DO QË HEBRENJTË EVROPIANË TË SHKOJNË NË IZRAEL
E Hënë, 02.16.2015, 10:01am (GMT+1)
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka bërë thirrje hebrenjve që jetojnë në Evropë që të imigrojnë në Izrael.
Netanyahu ka thënë se përderisa anti-semitizmi dhe sulmet kundër hebrenjve në Evropë rriten, Izraeli mund t'i mbajë të sigurt hebrenjtë.
Ai ka thënë se shpreson për "megrim masiv" nga hebrenjtë evropianë.
Komentet e Netanyahut vijnë pas të shtënave vdekjeprurëse në sinagogën kryesore të Kopenhagës më 14 shkurt dhe një muaj pas vrasjes së katër hebrenjve në një dyqan në Paris.
www.voal-online.ch
|