PAPA FRANÇESKU APEL MAFIOZËVE - KTHEHUNI TE ZOTI
E Djelë, 02.22.2015, 08:41am (GMT+1)
"‹Papa Françesku u ka bërë një apel personave të përfshirë në mafie që të kthehen në rrugën e Zotit.
"Hapini zemrën tuaj Perëndisë", ka qenë thirrja që Papa Françesku ka bërë në meshën e djeshme.
"Atyre që kanë zgjedhur rrugën e së keqes dhe janë rreshtuar në organizata keqbërëse u ribëj ftesën në konvertim", tha Bergoglio.
Ai shtoi se "Perëndia dhe Kisha i mirëpret në çdo kohë nëse ata kërkojnë faljen".
Papa Françesku këtë thirrje e ka bërë edhe në Twitter ku ka shkurajtur se "Nuk ka mëkat që Perëndia nuk mund të falë, mjafton që ne të kërkojmë faljen".
www.voal-online.ch
|