Prishtinë, 16 nëntor 2010 -Besimtarët myslimanë në gjithë territorin e Kosovës i vazhdojnë kremtimet për festën e Kurban Bajramit.
Manifestimi qendror i faljes së Kurban Bajramit është mbajtur në Prishtinë në Xhaminë e Madhe, me ç'rast besimtarëve islam u është drejtuar myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ku dha porosinë që me rastin e kësaj feste të frymëzohemi për punë të mira.