E Shtunë, 05.18.2024, 03:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Prishtina hedh poshtë akuzat ndaj UÇKsë
E Premte, 04.10.2009, 05:56pm (GMT+1)

 Evropa e Lirë - Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe ajo nuk mund të njolloset me spekulime, ka thënë sot presidenti Fatmir Sejdiu. Këto komente, Sejdiu i bëri duke iu referuar disa shkrimeve në media të caktuara, për siç thuhet, krimet e UÇK-së gjatë kohës së konfliktit të armatosur. Sejdiu tha se Kosova është para proceseve shumë të rëndësishme të njohjeve ndërkombëtare dhe ngritjes së kapaciteteve shtetërore demokratike. Andaj, sipas tij, në këtë rrugë mund të ketë edhe tentime për ta penguar atë në arritjen e këtyre qëllimeve.

"Dua ta them atë që e ka thënë populli i Kosovës gjithmonë, se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe luftë për ekzistencën e qenies sonë. Çdo gjë të paargumentuar, duhet marrë jashtë reales. Unë e them atë shprehjen: më sjell faktet, atëherë del drejtësia. Andaj, s'dua të merrem me kurrfarë spekulimesh. Kemi mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare, të arsyeshme, me bazë, dhe sigurisht që dikujt mund t'i teket në forma të ndryshme që të krijojë dëme të veçanta për Kosovën.
Por, mendoj se nuk do t'ia dalë", tha Sejdiu.

Presidenti Sejdiu tha se Kosova i ka bërë të qarta synimet e saj në politikë si shtet, për një Kosovë demokratike, të integruar në BE dhe në NATO. Ndërkaq, rikujtoi se është Serbia ajo, e cila, përkundër prezantimit të saj si një shtet demokratik, vazhdon me politikat e njëjta, si në kohën e Millosheviqit. Politikat e Serbisë kanë një ambicie - mbajtjen e tensioneve në rajon dhe destabilizimin e Kosovës, tha Sejdiu.

"Ambicia e saj e çmendur që të jetë bosht dirigjues i rrjedhave e zhvillimeve të përgjithshme në rajon, nuk mund të jetë më. Një Serbi që mban në gjirin e saj kriminelët e luftës e nuk i dorëzon. E them se nuk ka qeveri serbe, edhe ajo e Millosheviqit, edhe ato të mëvonshmet, që nuk e dinë se ku janë kriminelët e luftës, ku është Mlladiqi dhe ku janë të tjerët që kanë bërë krime edhe në Kosovë. Dhe, natyrisht një Serbi që dëshiron ta mbajë pezull një shtet sovran, duke parë se dëshiron apo ambicien të krijojë tensione, flas për Kosovën në këtë rast, sigurisht që nuk është e përputhshme me politikat evropiane", tha Sejdiu.

Ndërkohë, ish-eprori i lartë i UÇK-së, Bislim Zyrapi, thotë se shkrimet për krimet e UÇK-së nuk janë tjetër veç përpjeke për të njollosur luftën çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës.

Nuk mund të qëndrojnë ato shkrime dhe të dhëna që jepen... Shihet që ka qëllim të njolloset UÇK-ja për diçka që nuk ka bërë.


"Nuk mund të qëndrojnë ato shkrime dhe të dhëna që jepen. Sa është e njohur për mua si ish-epror i lartë i UÇK-së dhe qëndrimi im në maj e qershor të vitit 1999 në Shqipëri, mund të vërtetojnë në drejtim që nuk ka mundur të ekzistojë ndonjë kamp apo burg këso lloji. Sigurisht, shihet që ka qëllim në drejtim që të njolloset UÇK-ja për diçka që nuk ka bërë", u shpreh Zyrapi.

Bislim Zyrapi thotë se territori i Kukësit në Shqipëri, për të cilin flitet në artikujt për krimet e UÇK-së, është shfrytëzuar për ruajtjen e popullatës së përndjekur nga ushtria serbe dhe për hapjen e korridoreve për furnizim të UÇK-së në luftën e saj në Kosovë.

Ndërkaq, sipas tij, në ato territore ka qenë e pamundur të hapen burgje apo kampe, siç pretendohet të vërtetohet në këto shkrime.

"Vendet ku ka qenë UÇK-ja ishin vende për trajnime e përgatitje të tyre për kryerjen e detyrave operative që kanë pasur. Por, është e pamundur, edhe 10 veta me i pasur (në burg) me një vend, është vështirë të mbahen në ato territore, po flas në aso situate, në ato territore ku ka qenë UÇK-ja e vendosur", thekson Zyrapi.

Edhe udhëheqës të tjerë të institucioneve dhe ish-eprorë të lartë të UÇK-së kanë reaguar këto ditë, duke i hedhur poshtë pohimet për ekzistimin e kampeve e burgjeve të UÇK-së, duke e cilësuar edhe një herë të drejtë luftën e zhvilluar për çlirimin e Kosovës. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Lum kush të rronjë, ta shohë zonjë! (04.10.2009)
Italia ua jep lamtumirën e fundit viktimave të tërmetit (04.10.2009)
Gjykata e Lartë pushoi çështjen Rrëshen-Kalimash (04.10.2009)
Një raport për Ballkanin thotë se UÇK-ja kishte burgje sekrete në rajon (04.10.2009)
Skenar i përsëritur në Mitrovicë (04.09.2009)
FMN ul parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë (04.09.2009)
Gambia shteti i 57të që njeh Kosovën (04.08.2009)
Kjo është dita e lavdisë sime të madhe (04.07.2009)
Presidenti Topi uron Vaçe Zelën me rastin e 70-vjetorit të lindjes (04.07.2009)
Mbretëresha e këngës, nderi i kombit Vaçe Zela feston 70 vjetorin e lindjes (04.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]