E Enjte, 05.02.2024, 08:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Kushner: Mbështesim kandidimin e Shqipërisë në BE, liberalizojmë vizat
E Premte, 04.24.2009, 08:25pm (GMT+1)

Voal-online - Siç bën të ditur agjencia NOA, Franca mbështet kërkesën për kandidimin e Shqipërisë në BE, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, bazuar në reformat e realizuara. Kryeministri Sali Berisha u prit sot në një takim nga Ministri i Jashtëm i Francës, z. Bernard Kushner. Të pranishëm në takim ishin dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Lulëzim Basha, Ambasadorja e Francës në Tiranë, znj. Maryce Daviet dhe delegacionet përkatëse.Në takim, Ministri i jashtëm francez përgëzoi Kryeministrin Berisha dhe qeverinë shqiptare për reformat jashtëzakonisht të shpejta dhe efikase. Zhvillimi i Shqipërisë dhe reformat e thella që e kanë ndryshuar rrënjësisht atë, janë në sytë e të gjithëve dhe e gjithë bota po sheh këto ndryshime, u shpreh ai. Kushner nënvizoi veçanërisht luftën shumë efikase dhe të suksesshme me zero tolerancë, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tashmë Shqipëria, u shpreh z. Kushner, ka një imazh të ri në sytë e Europës dhe gjithë botës dhe ajo është një vend i sigurt, ku të gjithë investitorët francez, por edhe turistët, e vizitojnë me kënaqësi atë.

Duke u ndalur në investimet në Shqipëri, Kryeministri Berisha siguroi se qeveria shqiptare dhe gjithë institucionet e saj, do të vazhdojnë të mbështesin me të gjitha mënyrat investitorët e huaj, në mënyrë që investimet e tyre në vendin tonë të jenë një histori suksesi.

Nga ana e tij, z. Kushner tha se ai vet do të organizonte shumë shpejt një delegacion me përfaqësues më të lartë të biznesit francez, të cilët do të vizitojnë Shqipërinë. Ata do të njihen nga afër me potencialet e mëdha të vendit, duke paraqitur edhe projekte të qarta dhe të sakta bashkëpunimi, në fushën e energjetikës, në shfrytëzimin e pasurive minerale, në fushën e turizmit, duke qenë se Franca ka si traditë ndërtimin e resorseve turistike në botë, si dhe në fusha të tjera.

Duke u ndalur në ecurinë e suksesshme të reformave ekonomike në Shqipëri, Ministri i Jashtëm Kushner tha se ato janë arritur falë punës së qeverisë në fushën ekonomike, në legjislacionin fiskal, në krijimin e një klime të favorshme për biznesin, krijimin e një imazhi të ri për vendin, falë luftës me zero tolerancë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.

Ministri i Jashtëm francez shprehu përgëzimet e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe tha se projekti tjetër madhor është integrimi i saj në Bashkimin Europan, ku 70 për qind e shqiptarëve e dëshirojnë dhe e mbështesin atë. Kjo mbështetje është një motivim i madh për qeverinë për të ecur më tej në këtë drejtim.

Kurse Kryeministri Berisha u shpreh se së shpejti qeveria shqiptare do të paraqesë aplikimin e kandidaturës për në BE dhe se qeveria shqiptare e sheh këtë proces si një proces të vazhdueshëm dhe të pandalshëm, të bazuar në meritat e reformave të realizuara në vend.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm Kushner tha se rruga që po ndjek qeveria shqiptare, duke e quajtur procesin e integrimit në BE të vazhdueshëm dhe të pandalshëm dhe të bazuar në meritë, është rruga më e matur e zgjedhur prej saj.

Ai theksoi se është shumë i rëndësishëm fakti që qeveria shqiptare nuk po ndalet dhe po vazhdon në ruajtjen, thellimin dhe forcimin e këtyre meritave dhe reformave. 

Ndërkohë, edhe në konferencën për shtyp që pasoi takimin mes Kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Jashtëm francez, z. Kushner, duke iu përgjigjur interesimit të medias, z. Kushner u shpreh qartësisht se Franca mbështet kërkesën për kandidimin e Shqipërisë në BE, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, bazuar në reformat e realizuara.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Presidenti Sarkozi: Franca mbështet fuqimisht Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (04.24.2009)
Presidenti Sejdiu: Proceset për krime lufte në Serbi janë një farsë (04.24.2009)
Kosovarëve nuk iu lejohet të hyjnë në Luginën e Preshevës (04.24.2009)
Greqia dhe Qiproja nuk mendojnë vendosjen e vetos ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE (04.24.2009)
Kosova në takimin pranveror të FMN e BB, prag anëtarësimi në këto institucione (04.24.2009)
Vatikan: Firmoset Marrëveshja e Mirëkuptimit me Lidhjen Arabe (04.23.2009)
Kryeministri Berisha drejt Francës për t'u takuar me presidentin Sarkozy në Elyzee (04.23.2009)
Klinton nuk takon Jeremiqin, shkak Kosova (04.23.2009)
Plazhi i Jonit i pastruar nga municionet (04.23.2009)
Presidenti i Kosovës bën thirrje për përfundimin e mandatit të UNMIKut (04.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]