E Martë, 08.20.2019, 06:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

Ish i përndjekuri Letër të Hapur Ambasadorit Uidhërs
E Mërkurë, 12.24.2008, 09:20am (GMT+1)

"Kushtetuta juaj dhe e të gjithë vendeve demokratike nuk pranon kurrë që në institucionet tuaja të ushtrojnë funksione njerëz të inkriminuar"

 

 

Agim Musta, një ish i dënuar politik ka publikuar sot një letër të hapur që thotë se ia ka dërguar publikisht ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uidhers. Në letër, Musta thekson se “Ju zoti Ambasador, po të njihnit krimet e komunizmit, nuk do të kërkonit rishikimin e ligjit për hapjen e dosjeve”.

Më poshtë vijon letra e plotë: I nderuar Ambasador i SHBA, Unë që ju drejtohem me këtë letër të hapur, jam një intelektual, i dënuar politik, me 13 vjet burgim. Jam autor i 12 veprave me motive historike për krimet e komunizmit në Shqipëri.  Biografia ime si historian dhe shkrimtar, ishte një nga arsyet që autoritetet e Xhekson Villit (shteti i Floridës) në vitin 2007, më ftuan për një vizitë të veçantë, ku ndër mjet të tjera, unë u nderova dhe me Certifikatën e “Heroizmit dhe meritave”.

 

I nderuar zoti Ambasador, i vendit më të madh të Lirive dhe të drejtave të Njeriut.

 

Ndjej realisht habi kur ju prej disa ditësh keni shfaqur rezervat tuaja ndaj ligjit “Për pastërtinë e figurave”.

Ky ligj për ne ish të dënuarit dhe të persekutuarit politikë është konsideruar si një obligim i shtetit demokratik ndaj kalvarit shumë të mundimshëm 45 vjeçar të diktaturës më të egër që ka njohur Evropa Lindore.

Ky ligj ishte një detyrim që duhej realizuar vite më parë, si një kusht esencial për demokratizimin e shoqërisë shqiptar.

 

I nderuar zoti Ambasador,

 

E kam të vështirë të kuptoj shqetësimin tuaj për ata që kanë dënuar firmosjen e dënimeve me vdekje të poetëve shqiptarë si Havzi Nela, Trifon Xhaxhika, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Xhelal Koprencka e shumë të tjerë, të cilët nuk kishin asnjë faj vetëm se “ëndërronin lirinë dhe mbrojtjen të drejtat e njeriut.

Në asnjë vend të ish bllokut komunist nuk kanë vdekur në burg në kushte mizorie, në një periudhë shumë të shkurtër, tri ministra të arsimit :Mirash Ivanaj, Gjergj Kokoshi dhe Xhevat Korca, apostoj të arsimit shqiptar.

 

I nderuar z.Ambasador,

 

Është e patolerueshme që në pushtetin gjyqësor të një shteti që aspiron integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO, të qëndrojnë njerëz të diktaturës që kanë torturuar dhe persekutuar e dënuar me mijëra qytetarë të pafajshëm. Vetëm ish të persekutuarit shqiptarë që kanë provuar mbi supet e tyre e dinë sesa mizorë ishin torturat komuniste.

 

I nderuar z.Uidhers,

 

Kushtetuta juaj dhe e të gjithë vendeve demokratike nuk pranon kurrë që në institucionet tuaja të ushtrojnë funksione njerëz të inkriminuar. Vendi juaj i madh SHBA është vendi që unë admiroj për liritë dhe demokracinë, për të drejtat dhe principet që ata mbrojnë.

Ne të persekutuarit dhe ish të burgosurit politikë kemi admiruar dhe thellë Presidentin Regan, Presidenti që e quajti komunizmin “Perandori e së keqes”, ishte një lider I madh që na ndriçoi dhe na dha shpresë në kohërat tona më të errëta.

 

I nderuar z. Ambasador

 

Unë dhe shumë ish të persekutuar politikë jemi befasuar që ju jeni shqetësuar për kushtetueshmërinë e ligjit për pastërtinë e figurave. Më thoni se cila kushtetutë në vendet e lira pranon që mandatet të mbahen mbi krimin? Cila kushtetutë në vendet e lira mbron me imunitet, krimin, terrorin, dhunën?! Historia e vendit tim është një histori e dhimbshme dhe mbijetese.  Historia e diktaturës komuniste në Shqipëri është ndër më çnjerëzoret. Idetë për konsulencë juridike me ekspertë ndërkombëtare nga opozita e majtë, kanë qenë vetëm pretekste për ta shtyrë këtë ligj të rëndësishëm në kalendat greke.

Ju zoti Ambasador, po të njihnit krimet e komunizmit, nuk do të kërkonit rishikimin e ligjit për hapjen e dosjeve.

Ne jemi të bindur se SHBA do të jenë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë, për të cilat shqiptarët vuajtën, u dënuan, u internuan dhe u ekzekutuan në 45 vjet. (Voal-online)

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LDK-JA DREJT NJË FILLIMI TË RI APO DUKE VAZHDUAR TË TATËPJETËN (12.17.2008)
U inagurua VOAL-online - VOAL ose misioni vizionar i medias së shkruar elektronike (12.11.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]