01.12.2011
Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë thuhet të kenë bërë progres në procesin e bisedimeve dhe se pritet që ato të përfundojnë më vonë gjatë ditës, citohet të ketë thënë një diplomat i Bashkimit Evropian, njofton AFP.
Ky diplomat evropian gjithashtu ka shtuar se të dyja palët, në mes të tjerash, kanë diskutuar edhe për menaxhimin e integruar të kufirit.
Ky është rrethi i tetë i bisedimeve në mes të të dyja shteteve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet që të takohen sot për të diskutuar nëse Serbia ka bërë progres të mjaftueshëm për të fituar statusin e kandidatit të BE-së, në mbledhjen e javës së ardhshme.
(http://www.evropaelire.org)