E Hënë, 05.20.2024, 04:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VV PARALAJMËRON BLLOKIMIN E VENDKALIMEVE KUFITARE
E Mërkurë, 12.28.2011, 05:22pm (GMT+1)

28.12.2011

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë kritikuar sërish sot Qeverinë e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura pas bisedimeve të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se marrëveshjet, të cilat po zbatohen në mes të Kosovës dhe Serbisë, janë prodhim i negociatave në Serbi, dhe janë rrjedhojë e një procesi të padrejtë negociues.

"Marrëveshjet në formë konkluzionesh nga negociatat e qeverisë së Kosovës me Serbinë po e definojnë një marrëdhënie të veçantë mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse e veçantë, kjo marrëdhënie është gjithsesi marrëdhënie nënshtrimi, e jo marrëdhënie barazie", ka deklaruar Ymeri.

Ymerin në konferencën për media të mbajtur në selinë e partisë tha se aktualisht në marrëdhëniet Kosovë Serbi ekzistojnë dy fakte, për të cilat ka pajtueshmëri të plotë: "në njërën anën Serbia nuk e njeh Kosovën, dhe në anën tjetër ka një vendim të Kuvendit të Kosovës që kërkohet reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë".

"Vendimi i Kuvendit të Kosovës shpreh aspiratën politike të një shteti e të një populli për një marrëdhënie që për bazë do të duhet të ketë vetëm barazinë. Zhvillimet aktuale të raporteve Kosovë Serbi nuk janë në kuadrin e zhvillimeve normale mes shteteve, siç janë p.sh. ato Kosovë Maqedoni", është shprehur Ymeri.

Ai ka shtuar se nëse nuk ka njohje të dyanshme të së drejtës për të qenë shtet, "çfarëdo forme e reciprocitetit në çështje teknike nuk është e mjaftueshme dhe doemos do të jetë e padrejtë dhe e pabarabartë qoftë, për qytetaret e dy vendeve qoftë për shtetin e Kosovës në përgjithësi".

Përfaqësuesit e kësaj lëvizjes kanë thënë, po ashtu, se nëse deri me një janar nuk zbatohet vendimi i Kuvendit, atëherë më 14 janar, do të ketë bllokim të vendkalimeve kufitare për të mbrojtur vendimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe mocioni për masa reciprociteti me Serbinë ishte iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe është votuar edhe nga dy partitë tjera opozitare - Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - si dhe disa deputetë të partive në pushtet, të cilët më pas kanë deklaruar se do t'i tërheqin votat.

Vendimi i Kuvendit për reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar pos të tjerash nënkupton: mosnjohjen e Serbisë deri sa kjo e fundit ta njohë Kosovën; të gjitha marrëveshjet me Serbinë duhet të shpallen të pavlefshme; mallrat e Serbisë duhet të bllokohen prej tregtimit apo transportit në territorin e Kosovës; mosnjohja e dokumenteve të Serbisë dhe ndalimi i mallrave dhe të gjitha transaksioneve financiare me Serbinë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT NË VERI TË MITROVICËS BLLOKOJNË RRUGËN (12.28.2011)
SHQIPTARËT PROTESTOJNË PËR FLAMUR NË TUZ (12.28.2011)
SHTEPIA E BARDHË KËRKON RRITJEN E KUFIRIT TË BORXHIT (12.28.2011)
SERBISË S'DO T'I IMPONOHET NJOHJA E KOSOVËS (12.28.2011)
MUSTAFA: JO TRAJTIM TË VEÇANTË PËR VERIUN E KOSOVËS (12.28.2011)
MUSTAFA: JO TRAJTIM TË VEÇANTË PËR VERIUN E KOSOVËS (12.28.2011)
AAK: SHËRBIMET ILEGALE NUK JANË SHUAR (12.28.2011)
SERBIA KUNDËR DEMILITARIZIMIT TË LUGINËS SË PRESHEVËS (12.27.2011)
MERDARE, QARKULLIM I SHTUAR (12.27.2011)
SHQIPTARËT NË VERI ANKOHEN PËR REDUKTIME TË MËDHA TË RRYMËS (12.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]