E Hënë, 05.20.2024, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LIMAJ LMON THAÇIN DHE GODET PARTNERËT E TIJ QEVERITARË
E Shtunë, 05.19.2012, 08:55am (GMT+1)

Prishtinë, 19 maj - Nënkryetar i Partisë Demokratike, Fatmir Limaj, i cili ditë më parë u shpall i pafajshëm për akuzat që i bëheshin për krime lufte si ish-komandat i UÇK-së, ka folur për herë të parë pas një viti, për zhvillimet politike në Kosovë....

Në emisionin "Debat" të RTK-së , Limaj , të premten,duke folur për proceset gjyqësore ndaj tij ka thënë se është bërë një "˜luftë shtrigash' me qëllim të fitimit të poenave politikë.

Duke folur për punën e Qeverisë, ai ka theksuar se Qeveria detyrimisht bën punë të mira, që nuk shihen, por gjatë punës së saj ka edhe gabime që nuk duhet përsëritur.

Sipas Limajt, kabineti aktual qeveritar është i stërngarkuar, gjë që nuk shkon aspak me realitetin e Kosovës.

"Është jashtëzakonisht e tepërt të kemi pesë zëvendës kryeministra. Pastaj kemi ministra "˜kullera' që më shumë rrinë jashtë se sa në Kosovës, madje pothuajse çdo vikend argëtohen në Maqedoni, Shqipëri, apo vende të tjera të rajonit. Fëmijëve tanë u ka hije të jenë edhe "˜kullera', por për gjeneratën tonë është e tepërt. Dhe natyrisht kemi edhe ministra të cilët janë jashtëzakonisht të përkushtuar në punë", ka thënë ai.

Limaj ka deklaruar se për një vit e gjysmë, Qeveria ka pasur ngecje, rënie të intensitetit të punës.

"PDK-ja në mandatin e kaluar ka bërë projekte madhore dhe ua ka kthyer shpresën qytetarëve, vullnetin për të punuar dhe krijuar të ardhmen në këtë vend. Mirëpo gjatë këtij viti e gjysmë të qeverisjes në mandatin e dytë, qeveria ka ngecur në disa fusha, dhe sidomos në politikën e saj të jashtme. Nuk është politikë e jashtme vetëm shtimi i njohjeve të reja, por është lufta jonë për ta ndryshuar imazhin e Kosovës, lufta për t'ua bërë të huajve të njohura vlerat që kemi dhe lufta për të thithur sa më shumë investime", ka deklaruar ai.

"Na duhen njohjet, por ky nuk është aduti i vetëm. Ne duhet të krijojmë imazhin e mirë të shtetit dhe të shfrytëzojmë diasporat në Evropë dhe SHBA. Po ashtu duhet të shfrytëzojmë bizneset për lobim", ka thënë Limaj.

Ai është shprehur se është inidikative se në sektorin e politikës së jashtme ka shumë staf të angazhuar dhe më së paku suksese.

Limaj ka kritikuar edhe sektorin e ekonomisë. Sipas tij, nuk ka një politikë dhe strategji të qartë për zhvillim ekonomik. Ai është shprehur se Kosova do të duhej ta përfundonte projektin e ndërtimit të termocentralit të ri.

Deputeti i PDK-së ka thënë se kryeministri, Hashim Thaçi ka zgjedhur një koalicion të brishtë që e ka të vështirë të ecë me hapa të shpejtë.

Limaj ka theksuar se kryeministri e ka mbështetjen e anëtarëve të koalicionit kur janë në pyetje poenat politikë, ndërsa kur bëhet fjalë për sfidat, të gjitha ia mbështesin PDK-së.

"Kur u vendos reciprociteti me Serbinë, Mimoza shtyhej me Hajredinin për të marrë përgjegjësinë, por këtu nuk kishte vend për shtyrje, sepse ishte vendim i Qeverisë. Kur u pranua fusnota, partnerët tanë në koalicion humbën për dy javë, ia lanë fusnotën PDK-së. Prandaj e them se me këtë lloj koalicioni, Thaçi është i pafuqishëm", ka thënë ai.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VAJZA E AGRON ALIAJT: KUR DONIM TA ÇONIM JASHTË, ALDO BUMÇI NGRITI SUPET (05.19.2012)
ARVIZU PËR PRESIDENTIN: TOPALLI NUK KA CILËSI IDEALE, NANON NUK E KONTROLLOJNË DOTArvizu: NUK U HABITA ASPAK NGA DARKA SHTATORËSHE RAMA-META (05.19.2012)
IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT KOREOGRAFIT TË MADH AGRON ALIAJ (05.18.2012)
PRESIDENTI TOPI THOTË SE VULLNETI POLITIK DO TË ZGJIDHTE ÇËSHTJET KYÇE NË VEND (05.18.2012)
NË XHAKARTË THIRRJE PËR NJOHJEN E KOSOVËS NGA INDONEZIA (05.18.2012)
REXHEP BOJA U EMËRUA AMBASADOR NË MBRETËRINË E ARABISË SAUDITE (05.18.2012)
KUQI THOTË SE NUK KA KAMPE STËRVITORE NË KOSOVË (05.18.2012)
"Çështja Medicus": DICK MARTY KA ARRITUR NË KOSOVË (05.18.2012)
KOSOVA SHPALL LISTËN E SHTETEVE ME TË CILAT VENDOS REGJIMIN E VIZAVE (05.18.2012)
PRESIDENTI TOPI DEKOROI FEDERATËN VATRA, ELEZ BIBERAJN, AKTORIN AMERIKAN RIÇARD GIR DHE PERSONALITETE TË SHQUARA SHQIPTARO-AMERIKANE (05.18.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]