E Premte, 05.10.2024, 02:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MOSMARRËVESHJA E TRANSMETIMIT TË ENERGJISË, PENG I BISEDIMEVE KOSOVË-SERBI
E Hënë, 05.21.2012, 09:18am (GMT+1)

Prishtinë, 21 maj Bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, të cilat kishin filluar vitin e kaluar, nuk kanë ndihmuar në zgjidhjen e kontestit për linjat e transmisionit në mes të këtyre dy shteteve. Këto bisedime vetëm sa e kanë penguar zgjidhjen e këtij problemi që Kosovës po i kushton me miliona euro, shkruan sot Koha Ditore". Kjo pasi Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, edhe pse kishte konstatuar se Serbia i ka shkelur rregullat e këtij komuniteti dhe kishte kërkuar nga Serbia që brenda dy muajve të veprohet në rregullimin e shkeljeve, tashmë ky Sekretariat pret që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka paralajmëruar se pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi pritet të rinis bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë sa i përket kontestit për linjat e transmisionit. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka kushtëzuar bisedimet Kosovë-Serbi me zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.

Në procesin e bisedimeve teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë një nga pikat e diskutimeve ka qenë edhe çështjet energjetike dhe konkretisht linjat e transmisionit. Fillimisht ishte paralajmëruar se gjatë vjeshtës së vitit të kaluar të arrihet një pajtueshmëri sa i përket energjetikës, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Megjithatë, zyrtarët e KOSTT-it thonë se dialogu për të cilën flet Sekretariati nuk është i lidhur me procesin e bisedimeve teknike, por është dialog i veçantë që duhet të udhëhiqet nga KOSTT-i.

Dirk Buschle, zyrtar ligjor në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, ka thënë se kontesti në mes të Kosovës dhe Serbisë ende nuk është mbyllur. Ai ka thënë se Sekretariati është i angazhuar që kontesti të zgjidhet përmes dialogut në mes të palëve në kontest.

"Rasti ECS-3/08 është ende i hapur. Sekretariati aktualisht po mundohet të përfshijë palët në kontest, përmes një dialogu i cili do të duhej të rezultonte me progres konkret. Kemi besim se pas zgjedhjeve në Serbi, një dialog i tillë mund të rifillojë së shpejti", ka thënë Buschle për "Koha Ditore".

Naim Bajtullahu zëvendësdrejtor i KOSTT-it, ka thënë se Serbia po vazhdon të përfitojë në kurriz të Kosovës, e cila, sipas tij, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të ndaluar së shkeluri rregulloret e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, edhe pas dhënies së "Opinionin e arsyeshëm" (Reasoned Opinion) nga ana e Sekretariatit të Energjisë.

Bejtullahu ka thënë se Sekretariati mund të tentojë që kontestin të zgjidhë përmes bisedimeve në mes të palëve. Por, ai thotë se bisedimet e iniciuara nga Sekretariati do të jenë të veçanta nga ato që kanë zhvilluar në bisedimet teknike, të cilat janë udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Sipas tij, bisedimet e reja që iniciohen nga Sekretariati do të udhëhiqen nga KOSTT-i, pasi ky institucion është palë në proces.

Bejtullahu ka bërë të ditur se kontesti me Serbin, edhe pse ishte iniciuar nga Sekretariati, ka qenë pjesë e bisedimeve teknike që janë zhvilluar gjatë vitit të kaluar.

"Në bisedime ne kemi qenë, por për këtë kontestin për linjat e transmisionit nuk ka çfarë të bisedohet, pasi ne ju kemi thënë se Serbia vetëm duhet të pajtohet dhe të pranojë pronësinë e Kosovës", ka thënë ai.

Në vjeshtë pritet të mbahet takimi i ministrave të shteteve nënshkruese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Kontesti në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë pikë e rendit të këtij takimi, nëse propozohet nga Sekretariati.

Por, sipas tij, Sekretariati do të tentojë që të gjejë një zgjidhje dhe të bindë Serbinë. Nëse një gjë të tillë nuk arrin të bëjë, atëherë çështja i paraqitet Këshillit të Ministrave, i cili edhe mund të marrë ndonjë hap ndëshkues ndaj Serbisë.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, në fillim të muaji tetor e kishte lëshuar "Opinionin e arsyeshëm" (Reasoned Opinion) te Këshilli i Ministrave, me anë të të cilit kishte njohur Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) si operator të vetëm të transmisionit në territorin e Republikës së Kosovës.

Në "Opinionin e arsyeshëm" thuhet se Serbia duhet që brenda dy muajve t'i rregullojë të gjitha shkeljet që janë konstatuar në "Letrën e hapjes".

"Serbisë i është kërkuar që të korrigjojë çështjet e identifikuara pa pasur të drejtë ankese, brenda një periudhe dymujore", thuhet në komunikatën e lëshuar nga Sekretariati. "Në të njëjtën kohë, Sekretariati e ka bërë të qartë se është i gatshëm të diskutojë për gjetjen e zgjidhjeve të shpejta dhe të zbatueshme me të gjitha palët e përfshira, duke i bërë thirrje Qeverisë që ta ndërmarrë iniciativën në atë drejtim".

Tutje konstatohet se Serbia ka bërë shkelje të rregullores për qasjen në rrjet.

Operatori i Transmisionit i Serbisë (EMS) pa ndonjë bazë ligjore prezantohet si pronar i aseteve transmetuese të Kosovës, dhe në këtë mënyrë përfiton nga transiti i energjisë elektrike nëpër Kosovë, si dhe nga shitja e së drejtës së shfrytëzimit të linjave interkonektive.

Kosova humb afërsisht 15 milionë euro në vit për shkak të ndikimeve të Operatorit të Transmisionit të Serbisë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI, FAJON: SHQIPËRIA TË MOS I PËRSËRISË GABIMET E SË KALUARËS (05.21.2012)
ZHVILLOHET SAMITI I ÒªIKAGOS, BERISHA U PRIT NGA OBAMA E RASMUSEN (05.21.2012)
LUGINA E PRESHEVËS NUK VOTON NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TË SERBISË (05.20.2012)
GREQIA MERR VENDIM PËR DËBIMIN E GAZETARIT SHQIPTAR NIKO AGO (05.20.2012)
MENDUH THAÇI: TENDENCË GROTESKE E MAQEDONISË PËR T'I NXIRË SHQIPTARËT (05.20.2012)
ALEANCA KUQ E ZI NË ROGOZHINË, SPAHIU BËN THIRRJE PËR TË LARGUAR QEVERINË (05.20.2012)
OSBE HAPI TË GJITHA VENDVOTIMET E SERBISË NË KOSOVË (05.20.2012)
LIQENI I FIERZËS PËRMBYT FSHATIN, SITUATË EMERGJENTE (05.20.2012)
AKR: BEHGJETI KANDIDAT PËR PRESIDENT, ZGJEDHJET SIVJET (05.20.2012)
ARIAN ZEKA: NË FUSHËN E PROKURIMIT INSTITUCIONET SHKELIN KUSHTETUTËN (05.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]