20.05.2012
Të gjitha vendvotimet, gjithsej 90, të mundësuara nga OSBE-ja, për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, u hapën sot në Kosovë në ora 07.15, njofton përmes një deklarate për media, misioni i OSBE-së në Kosovë.
Qytetarët serbë të Kosovës, po votojnë në balotazhin presidencial të Serbisë, i cili zhvillohet mes kandidatit të partisë Demokratikie, Boris Tadiq, dhe atij të Partisë Përparimtare, Tomisllav Nikolliq.
Votimi është mundësuar, duke u thirrur në parimin e dyshtetësisë.
"Kam kënaqësinë të raportoj për hapjen me kohë të të gjitha vendvotimeve këtë mëngjes", tha shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uerner Almhofer.
OSBE-ja iu mundëson personave që jetojnë në Kosovë me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të Serbisë, ka sqaruar misioni.
Marrëveshja mes OSBE-së dhe autoriteteve në Kosovë e Serbi është arritur edhe për zgjedhjet parlamentare, të cilat po ashtu u organizuan më 6 maj, krahas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.
Zgjedhjet e 6 majit, janë zhvilluar në mënyrë të qetë në Kosovë.
Ndryshe, në balotazhin e sotëm, sondazhet tregojnë se presidenti i deritashëm Boris Tadiq është në epërsi ndaj rivalit të tij, Tomisllav Nikoliq.(rel)