E Premte, 04.26.2024, 08:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Freedom House: Shqipëria klasifikohet si vend pjesërisht i lirë, ndërsa Kosova si vend jo i lirë
E Martë, 01.13.2009, 11:37am (GMT+1)

Zëri i Amerikës. Organizata Freedon House nxori sot raportin vjetor për të drejtat politike dhe liritë civile nëpër botë, ku thotë se liria ka pësuar sprapsje për të tretin vit radhazi në vitin 2008, në pjesën më të madhe të botës. Në raportin e këtij viti Shqipëria klasifikohet si vend pjesërisht i lirë, ndërsa Kosova si vend jo i lirë. Kolegia Isabela Çoçoli bisedoi me analistin Tejlër Rojlenc i cili ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe përgatiti materialin në vazhdim.

Analisti Tejlër Rojlenc, i cili mbulon Shqipërinë thotë se gjendja e lirive në vend nuk ndryshoi shumë në 2008 dhe në raport me vendet e tjera të rajonit është e dobët. Veçanërisht disa projekt-ligje të miratuara nga fundi i vitit, thotë ai, do të ndikojnë negativisht në përshkrimin e gjendjes në Shqipëri edhe në raportin e organizatës Feedom House për vitin 2009.

"Një nga këto është ligji i ri zgjedhor që do të zbatohet këtë vit për herë të parë. Një tjetër ishte ligji i pastërtisë së figurave dhe i treti, ligji për Prokurorinë e Përgjithshme, i cili parashikon shtimin e kompetencave për Ministrinë e Drejtësisë për të kontrolluar dhe shqyrtuar veprimtarinë e prokurorit të përgjithshëm".

Z. Rojlenc thotë se rezultatet më të dobta në pikë, Shqipëria i ka në fushat e korrupsionit, të transparencës dhe të funksionimit të shtetit ligjor, që përfshin edhe pavarësinë e gjyqësorit dhe zbatimin e ligjit. Edhe në fushën e lirisë së medias, thotë z. Rojlenc, gjendja lë shumë për të dëshiruar.

"Rezultati është gjithashtu relativisht i ulët për sa i përket lirisë së shtypit. Kjo ka të bëjë me përzjerjen e interesave të fuqishme të biznesit, të politikës dhe të medias, që pengojnë zhvillimin progresiv të mjeteve të pavarura të informimit".

Në këtë kontekst, Tejlër Rojlenc përmend kërcënimet dhe sulmet ndaj medias si dhe denigrimin që i bëhet medias nga politika.

"Shpesh Kryeministri e denigron median dhe e akuzon atë për lidhje me krimin e organizuar, pa i mbështetur këto akuza në të dhëna faktike. Pra ekziston një atmosferë e përgjithshme armiqësore ndaj kritikave të medias".       

Viti 2008, thotë z. Rojlenc ishte i mbushur me një sërë zhvillimesh negative në Shqipëri, duke filluar në muajin mars me shpërthimin në një objekt për çmontimin e municionit në Gërdec, ku gjetën vdekjen 26 vetë, incident që u bë shkak për zhvendosjen e mijëra banorëve të zonës nga shtëpitë e tyre. Po në atë muaj, thotë ai, doli se Shqipëria ishte pikë tranziti për dërgimin e municioneve kineze në Afganistan nëpërmjet një kontraktuesi amerikan. Një nga dëshmitarët kryesorë në këtë skandal më vonë gjeti vdekjen në aksident automobilistik.  Megjithëse hetimet nuk rezultuan në krim kundër jetës së dëshmitarit, rasti ka ngritur shumë pikpyetje për shtetin ligjor në Shqipëri, thotë Tejlër Rojlenc. Me afrimin e zgjedhjeve thotë analisti i organizatës Freedom House, gjendja e lirive kryesore në Shqipëri ka shumë mundësi të përkeqësohet.  

Për sa u përket lirive nëpër botë, Afrika nën-sahariane dhe ish Bashkimi Sovjetik, thotë Freedon House, kanë patur prirjet më regresive, ndërsa Azia jugore ka bërë përparim të ndjeshëm. "Përparimi i lirisë në Azinë Jugore ishte një rast i rallë pozitiv në një vit që ka shënuar kryesisht sprapsje dhe ngecje", thotë drejtori i degës së studimeve Arç Padington, i cili përcakton si fillim të rënies globale periudhën menjëherë pas "˜revolucioneve me ngjyrë' në Evropë.

"Regjimet e fuqishme nëpër botë", thotë ai, "kanë reaguar ndaj "˜revolucioneve me ngjyrë' me masa të kalkuluara dhe të fuqishme për të shtypur reformatorët demokratë, për të penguar ndihmën ndërkombëtare ndaj tyre dhe eventualisht për të shtypur vetë idenë e demokracisë". Demokracia në vendet e Evropës Lindore mbetet e fortë, thotë Freedom Hosue, megjithë hapat regresive në Bullgari dhe Maqedoni.

Raporti me titull "Freedom in the World 2009", analizon gjendjen e të gjitha 193 vendeve dhe 16 teritoreve strategjike në botë dhe i klasifikon ato në tri kategori, të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira, bazuar në qendrimin e tyre ndaj lirive themelore./Voal-online.

 

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vatra Presidentit Topi: Dekreto Ligjin e Spiunëve (01.10.2009)
Turqia po lobon për Kosovën (01.10.2009)
Nëntë vendeve të Europës do t'u thahet shpirti për ujë (01.10.2009)
Berisha: Duhet të zbardhet masakra e Tivarit që është më e rënda pas masakrës së Katinit (01.09.2009)
Kongresi zyrtarizon Barak Obamën si presidentin e 44-t amerikan (01.09.2009)
Topi:  Serbia të respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës (01.08.2009)
Britania lobon tek 33 shtete për njohjen e Kosovës (01.07.2009)
Gjermania zotohet për njohje të reja të Kosovës (01.07.2009)
Presidenti turk i premton ndihmë për njohjen e Kosovës nga vendet islamike (01.07.2009)
SHBA në favor të Planit Mubarak-Sarkozy - Rise: Kërkojmë armëpushim të menjëhershëm dhe të garantuar (01.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]