E Hënë, 05.20.2024, 09:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
STUDIUESIT: PJESËMARRJA E GRAVE NË VENDIMMARRJE - FORMALE
Studimet e fundit kanë vërejtur se qytetarët shqiptarë i votojnë masivisht gratë kandidate, por partitë politike nuk kanë besim tek gratë

E Premte, 03.08.2013, 11:09pm (GMT+1)




Sot, në ditën botërore për të drejtat e grave, studiuesit vërejnë se pjesëmarrja e grave shqiptare në institucionet vendim-marrëse është formale, simbolike dhe krejt e pamjaftueshme.
 
Studimet e fundit kanë vërejtur se qytetarët shqiptarë i votojnë masivisht gratë kandidate, por partitë politike nuk kanë besim tek gratë dhe shumë pak prej tyre arrijne të kandidohen.
 
Veprimtaret e kësaj fushe mendojnë se gratë e arsimuara shqiptare nuk duhet të presin që burrat t'u hapin rrugën, por të jenë vetë me aktive në konkurrime politike dhe institucionale, për të arritur një status më të lartë në shoqëri.


Të drejtat e grave dhe përfaqësimi i tyre janë kthyer në qendër të vëmendjes tani që po afrohen zgjedhjet parlamentare. Deputetet gra zënë vetëm 16 për qind të parlamentit, po aq edhe këshillat bashkiake. Përfaqësimi i grave në rang kombëtar është jashtëzakonisht i ulët, madje vlerësohet i papërfillshëm, as 2 për qind, kur me ligj duhet të ishte afro 30 për qind. Ligji që kërkon të vendoset një grua në tre kandidatë është një tjetër ligj i pazbatuar në Shqipëri. Rrjeti i grave për barazi në vendim-marrje sapo ka bërë një studim sipas të cilit, ligji i miratuar për barazinë gjinore dhe konventat ndërkombëtare mbeten pa zbatuar.

Drejtuesja e këtij rrjeti, Edlira Çepani, thotë që studimi zbuloi se forumet e grave dhe të rinjve mbështeten nga partitë vetëm gjatë fushatave; ato thirren për fushata, por bllokohen për kandidime. Edhe kur kandidohen ato nuk mbështeten sa duhet nga strukturat dhe financimet partiake dhe shumë punë i bëjnë me vullnetarë. Por studimi nxorri që votuesit i mbështesin kandidatet gra.
 
Ky studim dhe vëzhgime të tjera tregojnë se, krejt ndryshe nga ç'duket në pamje të parë, një grua e ka shumë më të vështirë për të hyrë në politikë dhe për të ngjitur në karrierë institucionale. Sipas tyre, shoqëria dhe gratë kanë nevojë jetike për shanse të barabarta që të hyjnë në politikë dhe të sigurohet një përfaqësim gjinor i balancuar në të gjitha institucionet vendim-marrëse, si shenjë e maturimit të demokracisë partiake dhe shtetërore.
 
Profesoresha e njohur e drejtësisë, Aurela Anastasi, thotë se pabarazia gjinore është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe sjell probleme të rënda si dhuna me bazë gjinore. Sipas saj, gratë duhet së pari të zgjidhen sa më shumë në pushtetin vendor dhe më pas në parlament, për të ndryshuar politikat sociale dhe për të thënë fjalën dhe provat e tyre në mirëqeverisjen e vendit.
 
Veprimtaret e kësaj çështjeve sociale pohojnë se pabarazia e femrave me meshkujt në shoqërinë shqiptare ka një histori të gjatë. Shembujt nga kjo histori tregojnë se askush nuk do t'u hapë rrugën që të ecin përpara, ndaj ato duhet të ngrejnë vetëvlerësimin dhe vetëpërfaqësimin e tyre. Drejtuesja e Grupit për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri, thotë se gruaja si individ ecën shumë mirë, është e shkolluar dhe e kulturuar. Prandaj asaj i nevojitet angazhimi si protagoniste. Sipas saj, janë të pamjaftueshme fjalimet e rralla të disa deputeteve në parlament, të cilat fshehin nevojën e madhe që kanë gratë për më shumë pjesëmarrje në institucionet politike dhe vendimarrëse. Shqipëria thotë ajo, nuk ka lëvizje feministe, me synime, modele, dhe veprime të qarta, por hapat këtu janë spontane dhe ndryshimet janë shumë të vogla dhe të pamjaftueshme në krahasim me kohën prej 2 dekadash.
 
Në parlamentin e parë pluralist në 1991 kishte vetëm 4 për qind deputete vajza dhe gra. Ndërsa sot pas gjashtë palë zgjedhjesh nw demokraci ato kanë vetëm 16 për qind të votave, që është sa gjysma e deputeteve në vitet 1970-1990 të shekullit të kaluar. Ndërsa në pushtetin vendor përfaqësimi i femrave shkon sa vjen e më poshtë. Sociologët mendojnë se gratë janë të papërfaqësuara në institucionet politike vendimmarrëse, sepse ato ende paragjykohen për aftësitë drejtuese. Sipas tyre, përfaqësimi i grave në parlament duhet të jetë mbi 50 për qind, që ato të tregojnë realisht peshën dhe rolin e tyre në shoqërinë shqiptare.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Radio Evropa e Lirë - PËR GRATË E DHUNUARA LUFTA VAZHDON (03.08.2013)
Radio Evropa e Lirë - BURRAT PËR TË DREJTAT E GRAVE! (03.08.2013)
SHQIPTARËT PROTESTA TË QETA NË MAQEDONI - TË GJITHË PJESËMARRËSIT NËN MOSHËN 16 VJEÇAREProtesta është ndjekur nga dhjetëra media ndërkombëtare (03.08.2013)
FATMIR LIMAJ NË ARREST SHTËPIE (03.08.2013)
SHKOLLI I FEMRAVE NË SHQIPËRI - DHUNA NDAJ TYREShumica e studentëve, mbi 65 për qind e tyre, janë femra dhe shumica e tyre janë me rezultate shumë herë më të mira se meshkujt (03.08.2013)
TRACEY ANN JACOBSON - ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE DO TË JETË NË PËRPUTHJE TË PLOTË ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (03.08.2013)
THAÇI NJOFTON PËRFAQËSUESIT E BEsë NË KOSOVË LIDHUR ME DIALOGUN (03.07.2013)
DITA E MËSUESIT PO SHËNOHET NË KOSOVË (03.07.2013)
DAÇIQ - ËSHTË GËNJYER KUR ËSHTË THËNË SE KOSOVA ËSHTË SERBI (03.07.2013)
ALEKSANDËR ARVIZU NË FACEBOOK - DO TË KETË ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME NËSE KQZ, QEVERIA DHE PARTITË I KRYEJNË DETYRATArvizi - Edhe secili prej votuesve ka përgjegjësi (03.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]