E Premte, 05.10.2024, 10:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KUVENDI SHQIPTAR - SHTATË MASAT URGJENTE PËR LUGINËN E PRESHEVËS

E Hënë, 03.11.2013, 09:32am (GMT+1)



Prishtinë, 11 mars Faktori politik shqiptar në Komunën e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës në mbledhjen e së shtunës ka miratuar një dokument shtatëpikësh me masa urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Ata kanë kërkuar ndihmën e Qeverisë së Kosovës për mënyrën reciproke të realizimit të të drejtave të komunitetit serb në Kosovë dhe atij shqiptar në Serbi. Ndërkaq kanë vlerësuar se bashkimi me Kosovën nuk shkon në të mirë të askujt.

Në dokumentin që e ka siguruar "Koha Ditore", nga mbledhja e Kuvendit të këshilltarëve komunalë të të tria komunave me shqiptarë në Serbi, thuhet se përmirësimi i situatës aktuale në Luginë mund të arrihet me ndërmarrjen e masave urgjente, që janë: integrimi i plotë i shqiptarëve, rivitalizimi ekonomik, realizimi i së drejtës në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit si dhe simboleve nacionale, decentralizimi i gjyqësorit, arritja e sigurisë së plotë në rajon.

Dhe po ashtu masa kanë kërkuar të merren edhe për rregullimin e çështjes së arsimit, kulturës dhe informimit, si dhe masat në shëndetësi dhe sigurim social. "Në realizimin e këtyre masave është e domosdoshme përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare në formatin OSBE, Ambasada e SHBA-së, Ambasada e Britanisë së Madhe, Ambasada e Gjermanisë, dhe ambasadat e tjera nga formati "˜miqtë e jugut' , përfaqësuesit institucionalë dhe politikë të shqiptarëve dhe Qeveria e Beogradit", thuhet në këtë dokument.

Skënder Destani, nënkryetar i Komunës së Preshevës, ka thënë të dielën se ky është momenti i fundit kur faktori politik shqiptar duhet të flasë me një zë dhe se ky dokument urgjent përmban zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në të cilin janë paraparë të gjitha kërkesat më relevante që mund të realizohen për një kohë të shkurtër dhe që janë si masa urgjente.

"Ne që nga e shtuna kërkojmë ndihmën e Qeverisë së Kosovës që të na ndihmojë me mundësitë e veta dhe konkretisht ne kemi paraparë mënyrën reciproke për realizimin e të drejtave të komuniteteve mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë", ka thënë Destani. Sipas tij, në momentin kur pritet formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin ka thënë se është në kundërshtim me ligjet në Kosovë, atëherë njëjtë duhet të ndodhë edhe me komunat me shumicë shqiptare në Serbi.

"Nëse një gjë e tillë lejohet në Kosovë, atëherë pala e Kosovës duhet ta kushtëzojë formimin e tyre me formim të këtij asociacioni në Luginë. Kjo mendoj se do të jetë ndihmesë për të dyja palët", ka shtuar Destani. Ky u shpreh se nëse nuk do të zbatohen kërkesat e tyre, atëherë mund të ndodhë një mosdëgjueshmëri e qytetarëve shqiptarë ndaj Qeverisë së Serbisë, si dhe do të pasojnë edhe veprime të tjera në kuadër të faktorit politik shqiptar të atjeshëm.

Ai ka vlerësuar se deklaratat e politikanëve shqiptarë në Luginë, për një bashkim të mundshëm të këtyre tri komunave me Kosovën, janë të dëmshme dhe nuk i kontribuojnë të mirës së shqiptarëve në Luginë si dhe Kosovës. "Çdo qëndrim jashtë këtyre kërkesave tona të aprovuara të shtunën bie në kundërshtim me ato qëndrime.

Mendoj se çdo deklaratë e politikanëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën në momentin e tanishëm, kur qëndrimet e demokracisë perëndimore janë shumë të qarta që nuk ka ndryshim të kufijve të Kosovës, e dëmtojnë edhe çështjen e pavarësisë së Kosovës", ka shtuar Destani.

Riza Halimi, deputet i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, po ashtu ka vlerësuar se për të arritur një stabilitet afatgjatë në Luginën e Preshevës do të duhej të kërkohej reciprocitet dhe të mos lejohet që në mënyrë drastike të ketë kritere të ndryshme, mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë.

Halimi ka theksuar se dokumenti me masa urgjente i miratuar të shtunën  nuk ka esencialisht diçka të re që dallon nga platforma politike e vitit 2006, mirëpo ai ka shtuar se në rast të moszbatimit të këtyre masave atëherë mund të paraqiten probleme.

"Situata mund të jetë e paparashikueshme, mund të dalë nga kontrolli i partive politike dhe i kompetencave e mundësive tona. Mund të humbet besimi i qytetarëve për mundësitë e zgjidhjes së problemeve dhe atëherë gjërat dalin nga kontrolli i fushëveprimeve politike", ka shtuar Halimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se Qeveria e Kosovës mbështet të drejtat legjitime të shqiptarëve në Luginë. "Ne mbështesim të drejtat legjitime të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për mbrojtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar dhe të drejtat politike dhe civile atje", ka thënë Kuçi.

Sipas  Liburn Aliu, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes "Vetëvendosje", në dokument është e domosdoshme të përmenden përherë pikat nga platforma politike e vitit 2006, e ku bëhet fjalë për reciprocitetin dhe bashkimin me Kosovën, pasi ato duhet të jenë pika të panegociuara, përderisa kërkesat që lidhen me nevojat urgjente duhet shtruar përherë, si kërkesa nga qytetarët atje, ndërsa si kushte shtesë e Kosovës para çfarëdo bisedimesh", ka thënë Aliu.

Ai ka shtuar se  Kosova përherë ka negociuar duke mos i marrë parasysh kërkesat e shqiptarëve të atjeshëm.  ndërkaqq, Ismet Beqiri, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kërkesat që kanë bërë shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë shumë të lehta të realizohen, për shkak se kanë të bëjnë me një shtet si Serbia, që "më së paku" mund të quhet demokratik. "Është e padiskutueshme që Kosova, institucionet e saja dhe ato të shtetit shqiptar duhet të jenë edhe më aktive dhe më vepruese, më lobuese karshi interesave të shqiptarëve të Kosovës lindore.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka rikujtuar se partia e tij  shumë vjet më parë pati propozuar që në kuadër të Qeverisë të formohej një zyrë që merret me Luginën dhe pas ndërrimit të Qeverisë kjo më nuk ka ndodhur.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike Politike, ka vlerësuar se komunitetit shqiptar që jeton në Serbi nuk i garantohen as të drejtat më themelore, duke përfshirë mungesën e plotë të masave afirmative për të promovuar identitetin e tyre kulturor dhe pjesëmarrjen e tyre politike.

Ai ka konsideruar se janë dy gjëra themelore që mungojnë në kërkesat shtatëpikëshe të shqiptarëve të Luginës që i kishin parashtruar përmes dokumentit të miratuar të shtunën. "Mungon një kërkesë e shqiptarëve atje për të pasur të drejtën në vendosjen e komunikimit zyrtar horizontal me institucionet e Kosovës, që do të përfshinte edhe mundësinë që Kosova të mund t'i financojë disa nga aktivitetet e shqiptarëve atje, dhe mungon kërkesa për të pasur të drejta të zgjeruara të qeverisjes lokale, në përputhje me parimin e subsidiaritetit, siç kanë edhe serbët në Kosovë sipas Planit të Ahtisaarit", ka shtuar ai.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALBUMI JETËSOR I AZEM HAJDARIT (Fotogaleri me rastin e 50 vjetorit të lindjes) (03.11.2013)
ARRESTOHET KRYETARI I BASHKISË SË KAVAJËS (03.11.2013)
FUSHATA ZGJEDHORE NË MAQEDONI (03.10.2013)
Koha Ditore - AMINSTI PËR KRIMINELËT E VERIUT (03.10.2013)
Radio Evropa e Lirë - DYKUPTIMËSIA E ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE SERBE (03.10.2013)
EULEXi KËRKON BASHKËPUNIMIN E SERBËVE PËR KAPJEN E 'SULMUESVE' (03.10.2013)
VETËVENDOSJA AKUZON - 18 ZYRTARË TË LARTË TË PDKsë KANË PROBLEME ME LIGJIN (03.10.2013)
IDE BIZNESI DHE TRAJTIMI I PUNËTORËVE (03.09.2013)
DAÇIÇ - THAÇI MUND TË SHKOJË NË VERI VETËM I ARMATOSUR (03.09.2013)
PRESION SHTESË MBI BEOGRADIN E PRISHTINËN (03.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]