E Premte, 05.10.2024, 09:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
EULEXi KËRKON BASHKËPUNIMIN E SERBËVE PËR KAPJEN E 'SULMUESVE'

E Djelë, 03.10.2013, 05:10pm (GMT+1)



Shefi i misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Bernd Borchardt, u ka bërë thirrje qytetarëve në veri të Mitrovicës që të bashkëpunojnë me EULEX-in për zbulimin e autorëve të sulmeve me bomba në këtë zonë, ku serbët përbëjnë shumicën.

Duke folur për mediat serbe, Borchardt ka thënë se EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë rritur ndjeshëm praninë policore në veri.

"Çdo natë, së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, aplikojmë kontrollin e automjeteve të caktuara dhe marrim në pyetje individë të ndryshëm. Po ashtu ofrojmë mbështetje dhe bashkëpunojmë me policinë në hetimet që janë duke u zhvilluar", ka thënë kreu i EULEX-it.

Sipas tij, qytetarëve në veri të Kosovës u janë shpërndarë fletushka, si dhe janë bërë njoftime përmes mediave, se roli i misionit evropian në zgjidhjen e problemeve në veri do të rritet dukshëm.

"Asnjë shërbim policor nuk mund të jetë i suksesshëm pa bashkëpunimin dhe ndihmën e gjithë shoqërisë. Andaj, me anë të këtyre fletushkave dhe përmes njoftimeve tona për media, duam të inkurajojmë banorët që të na informojnë nëse kanë çfarëdo informacioni për shpërthimet. Ne duam të gjejmë autorët", ka thënë Borchardt për "Beta"-n.

Shefi i EULEX-it nuk ka dashur të komentojë hetimet që janë në zhvillim e sipër, por ka thënë se hetuesve u mungojnë dëshmitarët, "ndihma e të cilëve do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme".

Borchardt po ashtu ka thënë se nuk është i kënaqur me lirinë e lëvizjes së misionit të EULEX-it në veri të Kosovës.

Veriu i Mitrovicës, në kohën e fundit, është tronditur nga shpërthime të shpeshta, të cilat kanë pasur në shënjestër prona të individëve të caktuar.

Analistët thonë se sulmet janë pasojë e bisedimeve midis kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, të cilët po bëjnë përpjekje të zgjidhin problemin e strukturave paralele serbe, të cilat kontrollojnë këtë pjesë të qytetit, ashtu si edhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri.

Banorët e kësaj pjese të Kosovës nuk e njohin autoritetin e Prishtinës zyrtare.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VETËVENDOSJA AKUZON - 18 ZYRTARË TË LARTË TË PDKsë KANË PROBLEME ME LIGJIN (03.10.2013)
IDE BIZNESI DHE TRAJTIMI I PUNËTORËVE (03.09.2013)
DAÇIÇ - THAÇI MUND TË SHKOJË NË VERI VETËM I ARMATOSUR (03.09.2013)
PRESION SHTESË MBI BEOGRADIN E PRISHTINËN (03.09.2013)
LËVIZJA VETËVENDOSJE - RESURSET E KOSOVËS PO I FALEN 'BECHTEL ENKA'-s (03.09.2013)
LUGINA E PRESHEVËS KËRKON TË TRAJTOHET SI SERBËT NË KOSOVË (03.09.2013)
ALBIN KURTI - HASHIM THAÇI PO E TRADHTON SHTETIN E KOSOVËS (03.09.2013)
KRYEMINISTRI I MALIT TË ZI - NACIONALIZMI I BERISHËS ASPAK NUK IU PRISH PUNË FQINJËVE (03.09.2013)
DIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ËSHTË E FALIMENTUAR (E plotësuar me tekstin e plotë të botuar nga Gazeta Shqiptare)Publikohet letra e ambasadorit Gilbert Galanxhi për gjendjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uas (03.09.2013)
STUDIUESIT: PJESËMARRJA E GRAVE NË VENDIMMARRJE - FORMALEStudimet e fundit kanë vërejtur se qytetarët shqiptarë i votojnë masivisht gratë kandidate, por partitë politike nuk kanë besim tek gratë (03.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]