E Hënë, 05.20.2024, 04:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA NDËRSHTETËRORE KOSOVË-SHBA PËR KORPUSIN E PAQES

E Hënë, 09.09.2013, 02:04pm (GMT+1)


Është nënshkruar marrëveshja ndërshtetërore me SHBA-të për hapjen e programit të parë të Korpusit të Paqes edhe në Kosovë.

Marrëveshja u nënshkra nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ndihmësdrejtoresha e Korpusit Amerikan të Paqes, Helen Lowman.

Presidentja Jahjaga, në një konferencë për media, tha se marrëveshja e nënshkruar shënon një hap të rëndësishëm që i kontribuon bashkëpunimit të dy popujve në fushën e arsimit dhe kulturës.

"Me këtë marrëveshje, Kosova bëhet shteti i 140-të nikoqir i Korpusit të Paqes, organizatë kjo e vullnetarëve amerikanë, e themeluar nga presidenti Kennedy, që me dekada ka ndërtuar ura të miqësisë ndërmjet popujve rreth botës".

"Marrëveshja e Korpusit të Paqes është një platformë bashkëpunimi, mbi të cilën Kosova do të jetë shtëpia e vullnetarëve nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të integrohen në shoqërinë tonë dhe punojnë në fushën e arsimit, kulturës, ambientit dhe zhvillimit të përgjithshëm", tha presidentja Jahjaga, për të shtuar se marrëveshja vulos marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve që kanë zgjedhur rrugën e paqes, prosperitetit dhe demokracisë.

Nga ana tjetër, ndihmësdrejtoresha e Korpusit Amerikan të Paqes, Helen Lowman, tha se Korpusi i Paqes ka një histori 52-vjeçare dhe ka tri synime:

"Synimi i parë është të mundësojë angazhimin e  burrave dhe grave të stërvitur për vendet që kërkojnë vullnetarë. Në këtë rast specifik, Kosova ka kërkuar mësues të gjuhës angleze për shkollat e mesme. Vullnetarët tanë do të jenë mësues të stërvitur të gjuhës angleze, që do të punojnë në shkollat rurale".

"Synimi i dytë është t'i mësojmë vendet nikoqire për Amerikën, kurse synimi i tretë është t'i mësojmë amerikanët për vendet nikoqire".

"Për shembull, vullnetarët tanë do të jenë këtu për dy vjet, duke dhënë mësime në gjuhën angleze, në shkollat rurale dhe kur ata të kthehen në Shtetet e Bashkuara, do t'i mësojnë amerikanët për Kosovën. Organizata jonë pra ka dy drejtime, një ka të bëjë me zhvillimin dhe e dyta ka të bëjë me këmbimin e përvojave të njerëzve", shpjegoi Lowman

Korpusi i Paqes ka nisur në vitin 1960 kur atëbotë senatori amerikan, John F. Kennedy, i ka sfiduar studentët e Universitetit të Michiganit që t'i shërbejnë vendit të tyre me kauzën e paqes, duke jetuar dhe punuar në një vend në zhvillim.

Nga ky inspirim është krijuar edhe agjencia e qeverisë federale që i kushtohet paqes botërore dhe miqësisë. Nga ajo kohë e deri më tash, 210 mijë vullnetarë të Korpusit të Paqes kanë shërbyer në 139 vende mikpritëse, ku vullnetarët punojnë në çështje nga sëmundja e SIDA-s, arsimimi, teknologjia informative e deri te mbrojtja e ambientit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BERISHA TEK PRESIDENTI, JEP DORËHEQJEN SI KRYEMINISTËR - I VJEN RADHA QEVERISË SË RE (09.09.2013)
NGA MESNATA KOSOVA MBYLLI KUFIRIN PËR TË GJITHA PRODHIMET MAQEDONASE (09.09.2013)
KOSOVA DHE SERBIA U MUARËN VESH PËR TELEKOMUNIKACIONIN DHE ENERGJINË (09.09.2013)
SOT KOSOVA BËHET PJESË E KORPUSIT AMERIKAN TË PAQES (09.09.2013)
KOSOVË-SERBI, ÇËSHTJET E ZGJEDHJEVE KOMUNALE NË KOSOVË, TË TELEKOMUNIKACIONIT DHE ENERGJISË DISKTUTOHEN SONTE NË BRUKSEL (09.08.2013)
KOSOVA BLLOKON MALLRAT NGA MAQEDONIA (09.08.2013)
Sot - Dita Ndërkombëtare e Shkrim-LeximitNË KOSOVË JANË MBI 50 000 ANALFABETË KLASIKË (09.08.2013)
VULLNETARË AMERIKANË DO TË PUNOJNË NË KOSOVË (09.08.2013)
SCHWARTZ - TËRNAVA ËSHTË DIKTATOR, DUHET LARGUAR (09.08.2013)
MAQEDONIA VË TAKSË TË RE UDHËTIMI - UDHËTARËT PRESIN ME ORË E ORË NË BLLACË (09.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]