E Hënë, 05.20.2024, 10:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Kompania Belleair sjell për herë të parë 3 Airbus A320
E Mërkurë, 10.28.2009, 09:33am (GMT+1)

 

 

                                                                                                        

 

 

 

 

Kompania e fluturimeve Belleair prezantoi mbrëmjen e sotme në Tiranë, futjen në linjë të 3 avionëve Airbus A320 si dhe 1 avion ATR 72-500 i sapodalë nga fabrika.

Në ceremoninë e promovimit ishin të pranishëm kryeministri Sali Berisha, ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, i Transporteve, Sokol Olldashi, drejtues të medieve të ndryshme, si dhe drejtues të kompanisë Belleair.

Përfaqësuesit e drejtimit të kompanisë vunë në dukje faktin se Belleair u krijua në qershor të vitit 2005 dhe e filloi aktivitetin e tij më 1 mars 2006, fillimisht me një avion tip MD82 duke fluturuar në 7 destinacione në drejtim të Italisë.

Kurse theksuan se në më pak se 4 vjet, Belleair është bërë tashmë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e Aviacionit Civil Shqiptar, duke përmirësuar ndjeshëm fluturimet e tij nëpërmjet Tiranës dhe Prishtinës me Evropën, në bazë të një strategjie "Low Cost".

Aktualisht Belleair fluturon në 24 destinacione të ndryshme. Kjo kompani realizon më shumë se 43 për qind të lëvizjes së pasagjerëve nga dhe për në aeroportin e Tiranës. Mendohet që deri në fund të vitit Belleair të transportojë rreth 630 mijë pasagjerë.

Për të gjitha këto arritje e për të tjera akoma, Belleair ka folur sonte, përballë personaliteteve të shumta të fushës së aviacionit nga Europa dhe bota.

"Duke pasur gjithnjë si detyrë të tij parësore, shërbimin dhe kujdesin e plotë ndaj klientëve të tij, me futjen në linjë të këtyre avionëve, Belleair do t'u krijojë më shumë komfort pasagjereve duke mbajtur një standard të lartë, gjë të cilën, ai do ta çojë akoma më përpara, me projektet e tij ne të ardhmen", - premtuan drejtuesit e kompanisë në pritjen-kokteil në "Sheraton Tirana". (http://www.noa.al)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bildt: Vonesa për Shqipërinë "teknike" (10.28.2009)
Xhorxh Soros, ky do të jetë shekulli i Kinës (10.28.2009)
Tragjedia e Tisës - konfirmohet vdekja e Elvira Jahës, 23 vjeçare (10.27.2009)
Kosova promovohet në CNN, BBC dhe Euronews (10.27.2009)
Karaxhiçi, komandant i spastrimit etnik (10.27.2009)
KUJTIMET DHE KRIMET E SË KALUARËS DHEMBIN EDHE SOT NË SREBRENICË (10.27.2009)
Departamenti Amerikan i Shtetit: Maqedonia nuk respekton liritë fetare (10.27.2009)
Miliband kandidon Toni Bleirin për president të Bashkimit Evropian (10.26.2009)
Evropa e Lirë: Vazhdon status quo në Mitrovicë (10.26.2009)
Prishtina nuk ushtron sovranitetin në veri (10.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]