E Djelë, 05.05.2024, 12:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Bush: Rënia e Murit të Berlinit, vullnet i njerëzve
E Shtunë, 10.31.2009, 06:26pm (GMT+1)

 

Tre burrështetas, që shihen si arkitektët e rënies së Murit të Berlinit dhe bashkimit të Gjermanisë Lindore me atë Perëndimore, kujtojnë ngjarjet e kohës. Bush, Gorbaçov dhe Kol janë sërish në Berlin.


Tre ish-udhëheqës botërorë, që ishin të përfshirë dhe ndoqën nga afër zhvillimet që çuan në rënien e Murit të Berlinit, janë mbledhur në Berlin për të marrë pjesë në ceremonitë që shënojnë 20-vjetorin e rënies së Murit.

Xhorxh Bush - i ati, Mihail Gorbaçov dhe Helmut Kol dy dekada më parë ishin përkatësisht president i Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Sovjetik dhe kancelar i Gjermanisë Perëndimore.

Të tre shihen në botë si arkitektët kryesorë që çuan në rënien e Murit të Berlinit, ngjarja që i parapriu bashkimit të Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore në një shtet të vetëm dhe rrëzimit të komunizmit në Evropën Qendrore e Lindore.

Të tre burrështetasit gjenden në Berlin me ftesë të kancelares aktuale gjermane, Angela Merkel, për të marrë pjesë në aktivitetet që do të mbahen deri më 9 nëntor, datë që shënoi dhe rënien e Murit.

Të tre të ftuarit e nderit e theksuan në fjalimet e tyre se, në fund, rrëzimi i Murit të Berlinit nuk ishte vendim i krerëve politikë, por vullnet i popullit.

"Ngjarjet historike, të cilat jemi mbledhur t'i shënojmë këtu nuk u vunë në veprim në Bon, Moskë apo në Uashington, por mbi të gjitha në zemrat dhe mendjet e njerëzve, të atyre që për një kohë të gjatë iu ishin mohuar të drejtat e dhëna nga Zoti".

"Muri i kishte ndarë ata nga më të dashurit e tyre dhe i kishte mbyllur në një situatë të dështimit të sistemit ekonomik. Por, më në fund, ai nuk mund të zgjatej deri në pikën që të dëmtonte dëshirën e tyre për liri"
, tha Xhorxh Bush, i ati.

Bushi dhe Gorbaçovi u bënë thirrje Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë të vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e rrugëve që çojnë drejt një të ardhmeje më të përparuar e më paqësore.

"Përvoja për të cilën po flasim tani, si dhe fundi i lumtur i ngjarjeve, na mëson se duhet të bëjmë gjithçka së bashku dhe se ekziston nevoja që t'i besojmë njëri-tjetrit",
theksoi Gorbaçov.

Helmut Kol çmoi lart besimin mes tre udhëheqësve të kohës, çfarë shtroi dhe rrugën drejt bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990.

Kol, i cili ka qenë kancelari i parë i Gjermanisë së bashkuar, i quajti Bushin dhe Gorbaçovin si jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe partnerë të besueshëm të Gjermanisë.

Në ceremonitë e rastit mungojnë dy udhëheqës të tjerë, që luajtën rol të rëndësishëm në ngjarjet e kohës, ish-presidenti francez, Miteran, dhe ish- kryeministrja britanike Margaret Theçer.

Miteran është ndarë nga jeta në vitin 1996, kurse Theçer ka probleme shëndetësore.

Muri i Berlinit, që shihet si simboli i Luftës së Ftohtë, nisi të ngrihej në vitin 1962 nga autoritetet e Gjermanisë Lindore për ta ndarë atë nga ajo perëndimore dhe për të ndaluar largimin drejt perëndimit.

Më 9 Nëntor të vitit 1989 njerëz nga të dyja anët e Murit u ngjitën mbi të, në një frymë festive, derisa Muri u rrëzua brenda disa javësh.

Zyrtarisht bashkimi i Gjermanisë u bë më 3 tetor 1990.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA GATI PËR BILL KLINTONIN (10.31.2009)
Bush, Gorbaçov e Kol bashkë në Berlin (10.31.2009)
Seancë informimi në Kongres mbi zgjedhjet vendore në Kosovë (10.30.2009)
Tentojnë për të shpëtuar Tarçullovskin nga krimi në Luboten (10.30.2009)
Mali i Zi do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën (10.30.2009)
Forumi Musliman apel shtetit: SHISH po na bën presion (10.30.2009)
Policia me maska po terrorizon banorët e Karadakut të Shkupit (10.29.2009)
Shkencëtarët e panë një shpërthim nga lashtësia (10.29.2009)
BILL KLINTON TË DIELËN VIZITON PRISHTINËN (10.29.2009)
PRESIDENTI OBAMA FIRMOS 680 MILIARDË DOLLARË PËR MBROJTJEN (10.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]