E Djelë, 05.19.2024, 06:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KËRCËNOHET ME JETË GAZETARI TELNIS SULKUQI

E Enjte, 04.03.2014, 07:51am (GMT+1)



Gazetari Telnis Skuqi është kërcënuar me jetë dje në mbrëmje nëpërmjet telefonit nga burri i nëndrejtoreshës së Spitalit të Tepelenës. Korrespondenti i gazetës "RD" Telnis Skuqi është kërcënuar pas publikimit të shkrimit investigativ të botuar në nurmion e djeshëm të gazetës "RD", me titull "Nepotizmi, emërimet e deputetit të PS, Kamberi". Gazetari Telnis Skuqi është kërcënuar në celularin e tij nga Ilir Selimi, bashkëshorti i vajzës së deputetit të PS, Kamberi. Vajza e deputetit është bërë nëndrejtoreshë e Spitalit të Tepelenës nga babai i saj deputet. Këtë fakt gazetari Telnis Skuqi e ka evidentur në shkrimin e botuar dje në "RD". Dhëndrri i deputetit të PS, Kamberi paso e ka marrë mbrëmë në telefon në orën 21.20 minuta ka nisur ta kërcënojë me jetë. "Ti ke përmendur emrin e bashkëshortes time në shkrimin që ke botuar. Unë do të nisem nga Tepelen dhe do të të zhduk", ka qenë kërcënimi i Selimit, i ili ëhstë pasur nga një lumë të sharash në drejtim të gazetarit.
"Kurrë në jetën time nuk jam kërcënuar kaq hapur nga një njeri me pushtet", shprehet Skuqi. Sipas tij, kohët e fundit kërcënimet janë shtuar, për shkak të shkrimeve investigative në jug të vendit. Skuqi thotë se, në shkrimin e ditës së djeshme, ai ka faktuar me prova nepotizmin në administratën publike, pa u marrë personalisht me individët. "Qëllimi i shkrimit nuk kishte denigrimin e personave që janë punësuar në administratën publike, por të denonconte "vetëshërbimin" që bëjnë deputetët për njerëzit e afërt të familjes", nënvizion Skuqi. Pas telefonatës kërcënuese jeta e gazetarit Telnis Skuqi është në rrezik. PS dhe policia do të mbajnë përgjegjësi ligjore nëse dhunohet apo i rrezikohet jeta gazetarit Telsnis Skuqi.
Gazetari Telnis Skuqi rreth një muaj më parë, u pushua nga puna si korrespondent i ATSH për Qarkun e Gjirokastrës, me motivacion "ristrukturim organik". Në vitin 2009, Skuqi u vlerësua me çmimin kombëtar "Vangjush Kambeta", për raportimin më të mirë në çështjen ekonomike. Dy vite më pas, ai u nderua me çmim special nga organizata e gazetarëve ndërkombëtarë SEEMO, me seli në Vjenë (Austri), me motivacion "Njohje për punën në historinë hetimore në nivel lokal".


Shkrimi për të cilin u kërcënua gazetari Telnis Skuqi

Nepotizmi, emërimet e deputetit të PS, Kamberi

Nga Telnis Skuqi

E shkathët dhe aktive, Elidona P., banore e qytetit të Tepelenës, prej tre javësh është 1 nga 100 punonjëset e administratës publike që është larguar nga puna për shkak të "ristrukturimit organik".
Elidona, nëna e tri fëmijëve, thotë se prej 20 vitesh ka punuar ekonomiste pranë Spitalit të Tepelenës, por tashmë është e detyruar t'ia lëshojë vendin e punës një tjetri.
"Të punosh me ndershmëri prej dy dekadash dhe ta shikosh veten të papunë në vitin 2014, nuk ka turp më të madh", thotë Elidona dhe fshin lotët.
Elidona thekson se prej 6-muajsh mazhoranca e sotme ka nisur një fushatë për të shkatërruar administratën publike dhe në vend të profesionistëve vendosen persona që kanë lidhje me deputetët e zonës.
"Katër të afërm të deputetit socialist, Dashamir Kamberi, kanë "˜fituar të drejtën' të punësohen pa asnjë kriter në administratën publike", shprehet e revoltuar Elidona.
Sipas saj, deputeti socialist, ashtu si lideri i tyre, Edi Rama, është shumë i dashur me vëllezërit e grave.
"Kamberi është martuar dy herë. Kunati i gruas së parë, Ylli Dervishi ka nisur punë tek burgu i Bënçës, ndërsa kunati i gruas së dytë, Mentor Memo Çelo, ka filluar punë si punonjës i postës në Komunën Krahës", thotë Elidona.
Punësimet familjare në administratën shtetërore, shprehet Elidona, vijon me kunatin e vajzës së deputetit socialist, D. S.
"Unë sot diskutoj bukën e tri fëmijëve dhe nuk di si të paguaj kredinë bankare, deputeti Kamberi punëson kunatin e vajzës në postin e drejtorit të Drejtorisë së Transportëve të Rrugëve në Gjirokastër", nënvizion Elidona, e cila shton se kulmin e punësimit e ka arritur me vajzën e tij me gruan e parë, Erla Selimi.
"Vetëm një Zot e di pse vajza e deputetit socialist, prej disa kohësh, është nëndrejtoreshë e spitalit të Tepelenës", thotë Elidona.
Më tej, Elidona thotë se personalisht ka votuar për socialistët më 23 qershor, por kurrë nuk e kishte menduar se një ditë ajo do të ishte e papunë.
"Kurrë nuk kam qenë "˜besimtare' e një force politike dhe vazhdimisht kam votuar për ndryshim, por është e papranueshme që administrata publike të jetë transparente dhe e kontrollueshme, pasi gjithë drejtuesit e institucioneve të ndryshme kanë lidhje familjare me njëri-tjetërin", specifikon Elidona.
Në Qarkun e Gjirokastrës, prej gjashtë muaj, mazhoranca e sotme ka nisur një spastrim në administratën publike.
Në spitalin "Omer Nishani" në Gjirokastër, të paktën 30 infermierë me përvojë janë detyruar të ndërpresin marrëdhënien me institucionin më të rëndësishëm shëndetësor në jug të vendit, për t'iu hapur rrugën infermierëve të LSI.
E njëjta situatë paraqitet në Postën Shqiptare në tre rrethet e Qarkut të Gjirokastrës: Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër.
Të paktën 50 punonjës janë shkarkuar me nenin 143 të Kodit të Punës, me motivacion "Ristrukturim organik".
Shkarkimet e punonjësve të administratës të shërbimit publik kanë prekur edhe shërbimin zjarrfikës.
Sipas një urdhri nga "lart", zjarrfikës me 20 vite përvojë dhe të trajtuar nga instruktorë të huaj, janë të detyruar të lëshojnë vendin e punës për shkak të moshës, për t'ia lënë vendin të rinjve të LSI.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LULZIM BASHA - NË BRUKSEL SHKOHET ME OPOZITËN JO KUNDËR SAJ (04.03.2014)
JONATHAN MOORE IU BËRI THIRRJE PARTIVE SHQIPTARE PËR BASHKËPUNIM - SHQIPËRIA SHEH SE EDHE BEOGRADI ME PRISHTINËN PO DIALOGOJNË (04.03.2014)
PRISHTINA REAGON - PENGMARRËSI I 'LUFTHANSA' NUK ËSHTË KOSOVARAutoritetet në Kosovë garantojnë se personi i identifikuar si Muslim Halili nuk është kosovar. Tri herë Prishtina ka refuzuar riatdhesimin e tij (04.03.2014)
AMNESTY INTERNATIONAL - KULTURË RACIZMI NË POLICINË GREKE (04.03.2014)
QEVERIA E KOSOVËS KËRKON NGA KUVENDI FORMIMIN E FAK-ut (04.02.2014)
GJYKATA PËR UÇK-në DO TË FUNKSIONOJË NË BRUKSEL, HAGË DHE PRISHTINË (04.02.2014)
KOSOVA BËHET GATI PËR NDESHJET ME TURQINË DHE SENEGALIN (04.02.2014)
SHPËRNDARJA E KUVENDIT TË KOSOVËS - NË PROCEDURË PAS DY JAVËSH (04.02.2014)
KOSOVARI 'MERR PENG' AVIONIN MYNIH-BUDAPEST, KËRCËNOI SJUARDESAT ME BRISK RROJE (04.02.2014)
Zëri i Amerikës, DITMIR BUSHATI - DUHET MË SHUMË VËMENDJE E SHBA-së NË BALLKANMinistri i Jashtëm i Shqipërisë komenton situatën në Ukrainë dhe implikimet në rajonin e Ballkanit perëndimor (04.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]