E Hënë, 04.29.2024, 09:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA SHËNON DITËN E KUSHTETUTËS

E Mërkurë, 04.09.2014, 11:20am (GMT+1)



Voal-online.ch - Prishtinë, 9 Prill - Kosova shënon sot Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, u miratua 6 vjet më parë, për çka vlerësohet si dita më e rëndësishme në historinë e shtetit të Kosovës, pas asaj të pavarësisë.

Në një ceremoni solemne, ku ishin të pranishëm krerët e institucioneve të vendit dhe përfaqësues ndërkombëtarë, kryeministri Thaçi theksoi se "në këtë ditë dhe me këtë akt vendoset baza ligjore e shtetit të pavarur të Kosovës".

"Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm", përcaktohet në nenin 1 të Kushtetutës së miratuar në 9 prill nga Parlamenti i shtetit më të ri evropian, më pak se dy muaj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.

Dita e miratimit të Kushtetutës, 9 prilli, është festë zyrtare e Republikës së Kosovës, ndërsa festohet edhe dita e hyrjes në fuqi në 15 qershorin e vitit të shpalljes së pavarësisë, të njohur deri tani nga 106 shtete anëtare të OKB-së.

Ceremoni solemne, me rastin e festimit të 6 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, organizuar nga zv/kryeministri dhe ministër i Drejtësisë Hajredin Kuçi, po mbahet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë./atsh
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Deutsche Welle, TAKIMI STEINMEIER-BUSHATI: GJERMANIA MË E HAPUR NDAJ STATUSIT PËR SHQIPËRINË? (04.09.2014)
SHBA - BIDEN BISEDOI ME GJUKANOVIÇIN PËR BALLKANIN DHE UKRAINËN (04.09.2014)
ZBOGAR - GJYKATA SPECIALE E KOSOVËS DO TË MERRET ME PRETENDIMET E DICK MARTYT (04.08.2014)
UASHINGTON - PROTESTË PARA SHTËPISË SË BARDHË PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI (Fotoreportazh) (04.08.2014)
 AMBASADORJA E SHBA TRACEY ANN JACOBSON - THEMELIMI I GJYKATËS, SHENJË PJEKURIE PËR KOSOVËN (04.08.2014)
PRONAT - GJYKATA E STRASBURGUT DËNON REPUBLIKËN E SHQIPËRISË ME 8 MILIONË EURO (04.08.2014)
THAÇI SHKON PËR VIZITË, STUDENTËT BROHORASIN - 'O HAJDUT, O MASHTRUES' - ARRESTOHEN 5 NGA BROHORITËSIT (04.08.2014)
NË RADIO EVROPA E LIRË - AMBASADORJA JACOBSON DO TË FLASË SOT PËR GJYKATËN SPECIALE TË KOSOVËS (04.08.2014)
DORIS PACK - QEVERIA E RE SERBE TË ZBATOJË MARRËVESHJET ME KOSOVËN (04.08.2014)
FORMIMI I TRIBUNALIT TË KOSOVËS ËSHTË NË DUART E PRISHTINËS (04.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]