E Hënë, 04.29.2024, 10:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
OPERACION I EULEX-it NË VERIUN E KOSOVËS
Operacioni është kryer në kërkim të një serbi të dyshuar për përfshirje në vrasjen e oficerit të policisë së Kosovës, Enver Zymberi në korrik të vitit 2011

E Enjte, 04.10.2014, 06:00pm (GMT+1)



Policia e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, ndërmori sot një operacion bastisjeje në fshatin Zupç të komunës së Zubin Potokut në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Në një njoftim të këtij misioni thuhet se operacioni është kryer në lidhje me një urdhër-arrest ndërkombëtar për një individ 32 vjeçar. Sipas këtij misioni, i dyshuari nuk është gjetur dhe operacioni është kryer si pjesë e një hetimi për vrasje, tentim të vrasjes së rëndë, armëmbajtje pa leje dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

"Akuzat kanë të bëjnë me vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, më 26 korrik 2011 dhe sulmin ndaj autokolonës së policisë së Kosovës në të cilën ai ishte duke udhëtuar në kohën kur u vra", thuhet në njoftimin e këtij misioni.

Përfaqësuesit e serbëve në zonë thanë se operacioni është kryer në shtëpinë e Radovan Radiçit, i cili ndodhet në listën e të kërkuarve të policisë ndërkombëtare dhe dyshohet në lidhje me vrasjen e oficerit të policisë së Kosovës, Enver Zymberi, vrasje kjo e kryer më 26 korrik 2011.

Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë së posaçme të policisë së Kosovës u vra në një pritë në afërsi të Zubin Potokut, gjatë një operacioni për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri. Një ditë më vonë ai u shpall hero i Kosovës me dekret të posaçëm të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Hetimet e EULEX-it dhe policisë së Kosovës bënë që të shpallen në kërkim pesë pjesëtarë të komunitetit serb të dyshuar për vrasjen e policit.

Operacioni i së enjtes u kritikua ashpër nga ministri për Kosovën në qeverinë në largim të Serbisë, Aleksander Vulin, i cili i bëri thirrje EULEX-it që për çdo veprim të tij të bashkëpunojë me institucionet e zgjedhura në veri të Kosovës

 "EULEX-i duhet ta kuptojë se nuk mund të sillet si të ishte i vetëm në botë. Ata duhet që për çdo veprim të tyre të njoftojnë përfaqësuesit e komunave të zgjedhur në mënyrë legjitime në veriun e Kosovës, siç duhet që për çdo aksion në veriun e Kosovës të përfshijë dhe informojë pjesëtarët e policisë së Kosovës në veri", tha ai duke nënvizuar se pa nja bashkëpunim të tillë nuk do të ketë sundim të rendit dhe ligjit.

Veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe vazhdon të mbetet skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës.
 
Përfshirja në zgjedhjet për pushtetin lokal në Kosovë të komunave veriore të saj të banuara me shumicë serbe u bë e mundur me marrëveshjen e arritur në prill të vitit të kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Bisedimet pritet të vazhdojnë për të përmbyllur çështjen e  gjykatave në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADORI WITHERS - SFIDA KRYESORE PËR SHQIPËRINË, SISTEMI I DREJTËSISË (04.10.2014)
DRITËRO AGOLLI - JANULLATOSI ERDHI PËR TË MËSUAR TË RINJTË, POR NDENJI KËTUAgolli - Përplasjet fetare i nxisin të huajt, por përpiqen kot, sepse shqiptarët kanë qenë dhe mbeten në harmoni fetare (04.10.2014)
DOSJA 'OLLDASHI' NË PRITJE TË TË DHËNAVE NGA KOMPANITË CELULARE (04.10.2014)
MESILA DODA - TË NDALOHEN ME LIGJ PARTITË KOMUNISTEMARK DAJTI - NUK DO TË HEQIM DORË NGA RRËZIMI I SHTATORES SË ZOGUT, MË 16 TETOR RIVENDOSIM SHTATOREN E ENVERIT (04.10.2014)
TEUTA SAHATÇIA - GJYKATA E POSAÇME DO TË VINTE NË VEND DINJITETIN E UÇK-së (04.10.2014)
PËRGJIGJA E NATO-s NDAJ ANEKSIMIT RUS TË KRIMESË (04.10.2014)
SHQIPËRI - LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT SHTON HETUESIT (04.09.2014)
THAÇI DO TË VIZITOJË JAPONINË (04.09.2014)
PRISHTINA KËRKON PROTOKOLL TË RI ME BEOGRADIN (04.09.2014)
KUÇI - KOSOVA KA KAPACITETE PËR RASTET E DREJTËSISË (04.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]