E Premte, 04.26.2024, 01:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHBA I BËN THIRRJE RUSISË TË RESPEKTOJË MARRËVESHJEN

E Martë, 04.22.2014, 05:13pm (GMT+1)


Nënpresidenti amerikan Joe Biden po i bën thirrje Rusisë që të respektojë marrëveshjen e fundit për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, duke thënë se Ukraina "po lufton për të ardhmen e vet".  Në një konferencë për shtyp sot në Kiev me kryeministrin e përkohshëm ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, zoti Biden tha se Ukraina është dhe duhet të mbetet një vend i vetëm.
 
Nënpresidenti amerikan Biden tha se ka ardhur koha që Rusia "t'i lërë fjalët dhe të fillojë të vërë në jetë" angazhimet e javës së kaluar gjatë bisedimeve ndërkombëtare në Gjenevë.

"Të bindë separatistët pro-rusë që të largohen nga ndërtesat
(qeveritare në Ukrainën lindore) dhe postblloqet, të pranojnë amnistinë dhe t'i shtrojnë pakënaqësitë e tyre në arenën politike. Rusia duhet të bëjë thirrje hapur për çlirimin e ndërtesave të marra nën kontroll. Kjo nuk është e vështirë të bëhet".

Zoti Biden i bëri gjithashtu thirrje Rusisë që të dërgojë zyrtarë të lartë  për të bashkëpunuar me OSBE-në në lindje të Ukrainës.

Ekspertë amerikanë si profesori Keith Darden janë të të njëjtit mendim të shprehur nga nënpresidenti amerikan, se Rusia mund të bëjë më shumë për t'i dhënë fund krizës.

"Nëse do të kishte një deklaratë të fortë nga Moska që të thoshte: "˜Këta grupe duhet të çarmatosen. Duhet të largoheni nga ndërtesat qeveritare. Ne nuk ju mbështesim', kjo do të kishte një ndikim të thellë tek faktet në terren. Por një gjë e tillë nuk po ndodh".

Në Kiev, nënpresidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën dhe tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ta lënë atë "të ecë e vetme në rrugën e saj".

Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të japin 50 milionë dollarë shtesë për qeverinë ukrainase, përfshirë 11 milionë për të kontribuar për financimin e zgjedhjeve presidenciale të 25 majit.

Ndërkohë Ukraina dhe Rusia po fajësojnë njëra-tjetrën për prishjen e armëpushimit të Pashkës në post-bllokun në qytetin pro-rus Slavyansk, ku gjetën vdekjen tre vetë.

Departamenti i Shtetit ka nxjerrë fotografi ku thotë se duken forca speciale ruse në Ukrainën lindore dhe se i kishte siguruar fotografitë nga diplomatë ukrainas.

Rusia ka mohuar të ketë ushtarë në territorin ukrainas. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KMDLNJ - KUVENDI TË MOS E VOTOJË KRIJIMIN E GJYKATËS SPECIALE (04.22.2014)
QEVERIA E KOSOVËS E MIRATOI GJYKATËN SPECIALE (04.22.2014)
KOSOVË - AMBASADA AMERIKANE FTON KUVENDIN TA MIRATOJË KRIJIMIN E GJYKATËS SPECIALE (04.22.2014)
GJIROKASTËR - HAJDUTËT ÇARMATOSIN MUZEUN E RI TEK KALAJA (04.22.2014)
Radio Evropa e Lirë, ARSIM GËRXHALIU - BESOJ SE 250 SHQIPTARË JANË VARROSUR NË RASHKË (04.22.2014)
MAQEDONI - FORMIMI I QEVERISË, SHQIPTARËT KUSHTËZOJNË ME VOTA (04.22.2014)
KUVENDI I KOSOVËS - KËRKOHEN 80 VOTA TË DEPUTETËVE PËR THEMELIMIN E GJYKATËS SPECIALE (04.22.2014)
PRODHUESIT E VESHJEVE GJEJNË MBËSHTETJE NGA QEVERIA PËR TAKSAT DHE LEHTËSIRA TË TJERA (04.21.2014)
NËNPRESIDENTI JOE BIDEN NISI VIZITËN NË UKRAINË (04.21.2014)
QEVERIA E KOSOVËS NUK E PËRFILL KULTURËN (04.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]