E Enjte, 05.02.2024, 06:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VJOSA OSMANI - PDK TREGOI LOGJIKËN UZURPUESE

E Enjte, 07.17.2014, 11:26am (GMT+1)



Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se PDK-ja tregoi që ka logjikën uzurpuese, ndërsa shtoi se ata (LDK) kanë lëshuar pe për të mos bërë ndonjë konfrontim.

Osmani tha po ashtu se koalicioni ka kërkuar që çështja e ulëseve të rregullohet për seancat e rregullta.

Sipas saj, kryesuesja e senacës së Kuvendit, Flora Brovina, ka shkelur vendimin e Kryesisë gjatë procedimit të rendit të ditës.

Vjosa Osmani theksoi se ende nuk ka nënshkrim të marrëveshjes me Vetëvendosjen, por shtoi se jemi afër. Ajo tha se ende nuk e dimë nëse i kemi votat e kësaj partie për kryeparlamentarin.
Osmani ka thënë se marrëveshja është afër dhe do të vazhdohet edhe në ditët e ardhshme të bisedohet për arritjen e saj.

Mbetet e bllokuar seanca e konstituive

Mbetet e bllokuar seanca e konstituive e Kuvendit të Kosovës për shkak se deputetët e grupit parlamentar të PDK-së e kanë pamundësuar vazhdimin e saj.

Pasi njeherë deputetët e kësaj partie dolën nga salla e kuvendit, kryesuesja e seancës është kthyer duke pamundësuar vazhdimin eventual të mbledhjes nga deputetët e grupeve tjera parlamentare, që gjenden në sallë.

Deputetët e koalicionit LDK-AAK-NISMA po kërkojnë nga Flora Brovina që të mos pengojë vazhdimin e mbledhjes, por ajo po e kundërshton këtë, me arsyetim se është në pritje të marrëveshjes së shefave të grupeve parlamentare lidhur me ecurinë e mëtejshme.

Kryesuesja e seancës Flora Brovina kërkoi pushim deri në orën 13, por nuk u përfill nga deputetët.

Ndërkohë deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka paralajmëruar se grupi parlamentar i kësaj partie do të kërkojë intepretimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kuçi ka thënë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të zgjidhë dilemat se cilit grup parlamentar I përket të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo e drejtë i takon grupit parlamentar LDK-AAK-NISMA, pasi ky është grupi më i madh në kuvend.

Megjithatë gjatë séances pa dashje të kryesueses ndodhi resti i fuqisë në Kuvend - pro Hashim Thaçit ishin vetëm 44 deputetë, ndërsa kundër tij ishin 78 deputetë
Në këtë mënyrë edhe dështoi për t'u votuar raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve, sepse vetëm deputetët e PDKësë ngritën dorën.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARRIHET MARRËVESHJA NË PARIM, KONFIRMOHET PARA SEANCËS - NISIN URIMET PËR MARRËVESHJEN E OPOZITARËVE (07.17.2014)
NË REZALLË GJENDEN KOCKA NJERËZISH NGA LUFTA E FUNDIT (07.17.2014)
FATMIRA HAJDARI - ABSOLUTISHT QË DUA TË RIHAPET DOSJA PËR AZEMIN! ATË NATË AZEMIN E NXORI NGA PD IZET HAXHIA (Intervistë) (07.17.2014)
LDK-AAK-NISMA ARRIJNË NË PARIM MARRËVESHJEN ME VV (07.17.2014)
KOSOVË - KOALICIONI I OPOZITËS SËRISH NË BISEDIME (07.17.2014)
NESËR NIS PUNËN KUVENDI I RI I KOSOVËS (07.16.2014)
JAKUP KRASNIQI NUK SHEH ARSYE LUFTE PËR KARRIGE NË KUVEND (07.16.2014)
PDK MBLEDH DEPUTETËT NJË DITË PARA SEANCËS KONSTITUIVE - NUK BËN ASGJË PUBLIKE (07.16.2014)
DE MAIZIERE - SHQIPTARËT NUK KANË ASNJË SHANS PËR AZIL NË GJERMANI (Intervistë) (07.16.2014)
INA RAMA - TURP QË SHTETI LË KRYEPROKURORIN RRUGËVE (Intervistë) (07.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]